Ja se si

Si të shtoj menynë Send To në Vista?

Aug 1 2008
0 Shpërndarje
Si të shtoj menynë Send To në Vista?

Mundësia SEND TO e Windows Explorer gjithmonë ka qenë tërheqëse. Ju klikoni me të djathtën një dokument dhe zgjidhni SendTo, dhe pastaj zgjidhni se ku dëshironi të dërgoni dokument nga nënmenyja e hapur. Vendosja e opsioneve tuaja në meny Send To ka qenë e lehtë versionet e mëparshme të Windows-it, nëse keni ditur hilen: Zgjedh Start/Run pastaj shkruaj sendto dhe shtyp <Enter>. çdo lidhje e shkurtër që keni
vendosur në folderin e hapur do të paraqitej tek nën-menyja SendTo.
Mjerisht, kjo hile nuk punon me Vista. Provoni ta ekzekutoni këtë mënyrë dhe do t’ju shfaqet një mesazh gabimi se qasja në C:\Users\emrijuaj\SendTo\ është e ndaluar. Kjo sepse folderi në këtë lokacion nuk ekziston por është një ridrejtues për një folder tjetër.Sfida është të hapni folderin tjetër.

Kliko Start, pastaj shkruaj %appdata%\ microsoft\windows\sendto, dhe shtyp <Enter>. Nëse nuk mund ta mbani këtë komandë të gjatë (Unë nuk kam mundur ta mbaj në mend), ja mënyra se si t’i bëni gjërat në mënyrë më të lehtë; Me dosjen SendTo të hapur, zhvendosni-djathtas folderin SendTo në rubrikën e majtë të Start Menu All Programs/Accessories nën-menyja (shiko shembullin në të djathtë) dhe vendose në hapësirë mes artikujve në meny (jo në ndonjë artikuj në meny). Kur ta lëshoni mouse-in, zgjedhni Create Shortcut Here. Tash nëse do të klikoni Start, shkruani sendto, dhe shtypni <Enter>, atëherë do të hapej dosja e duhur.

Lajmet e fundit>