Ja se si

Si të shtoni diçitura në fotot tuaja

Apr 1 2013
0 Shpërndarje
Si të shtoni diçitura në fotot tuaja

Foto1  A ju kujtohet në “kohët e vjetra” kur vendosnim përshkrimin e fotove prapa tyre? Të njëjtën gjë ndoshta dëshironi të bëni edhe sot me fotot dixhitale që keni në kompjuter, duke ruajtur me to edhe një tekst të shkurtër ku të mbani shënim diçka rreth tyre.

Supozojmë se fotot i keni ruajtur në formatin .jpg, ku avantazhi i përdorimit të këtij formati qëndron në faktin se fotot jpeg përfshijnë atë që quhet metadata, të cilat janë të dhëna mbi të dhënat.

Çfarë do të thotë kjo ekzaktësisht? Metadata është një lloj e dhëne që shpjegon përmbajtjen e skedarit.

foto2Për shembull, në rastin e fotove, një metadata mund të përmbajë të dhëna mbi modelin e kamerës, rezolucionin, datën kur është kapur fotoja etj.

Për të parë si dhe për të ndryshuar metadatat e një skedari, klikoni me të djathtën mbi të dhe zgjidhni Properties, dhe në fund tab-in Details.

Nëse dëshironi të shtoni një përshkrim në foto, përdorni fushën “Title”, e para që shfaqet në tab-in Details. Vendoseni mouse-n në hapësirën bosh në të djathtë të fjalës “Title” dhe do t’ju shfaqet fusha për të shkruar.

foto3Nëse dëshironi ta bëni këtë për shumë foto, selektojini ato dhe më pas bëni të njëtën gjë që përshkruam më lart.

Si Picasa ashtu edhe Photo Gallery i shfaqin përmbajtjet e fushës Title si diçiturë fotoje.

Edhe nëse i ngarkoni fotot në Flickr, pjesa e përshkrimit do të ruhet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>