Ja se si

Si të shtoni disa llogari në aplikacionin e ri për Android Outlook.com

May 5 2013
0 Shpërndarje
Si të shtoni disa llogari në aplikacionin e ri për Android Outlook.com

android outlookNë periudhën fillestare të lançimit të Outlook.com ekzistonin disa mënyra për ta aksesuar atë në smartfonët Android.

Më pas Microsoft lançoi versionin zyrtar të aplikacionit Outlook.com për Android, i cili ishte thjesht një version i përmirësuar i aplikacionit të vjetër Hotmail.

Para disa ditësh Microsoft bëri të disponueshëm për përdoruesit një version të ri të aplikacionit Outlook.com, i cili ka një ndërfaqe të re, të ngjashme me Outlook.com për në ueb.

Përveç pamjes së re aplikacioni ka dhe disa opsione të reja, por mundësia e shtimit të disa llogarive është disi e fshehur.

Këtu po tregojmë një mënyrë të thjeshtë se si mund të realizohet kjo gjë.

1.Fillimisht kur të jeni tek faqja e mesazheve inbox vendosni gishtin mbi ekran dhe zhvendoseni atë djathtas ose klikoni shigjetën që ndodhet në pjesën e sipërme majtas.

2.Pasi të klikoni atë shigjetë do të shfaqet lista e llogarive si dhe opsioni “Add account”.

android outlook 1

3.Klikoni opsionin “Add account” dhe ndiqni hapat e duhur për të shtuar një llogari të re.

Për të fshirë një llogari nga aplikacioni Outlook.com shkoni tek Settings kur të keni aksesuar llogarinë që doni të fshihni dhe tek pjesa Manage account përzgjidhni Remove. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>