Ja se si

Si të shtoni dy komanda shumë të dobishme në menytë e Windows Vista

Mar 12 2009
0 Shpërndarje
Si të shtoni dy komanda shumë të dobishme në menytë e Windows Vista

altPër të kopjuar një skedar nga një dosje në tjetrën, zakonisht duhet t’i hapni të dy dosjet dhe ta kopjoni apo tërhiqni skedarin nga njëra dosje, te tjetrën. Me një zgjidhje të Flashorn, njëri nga anëtarët e forumit të PC World, mund të bëni që me tastin e djathtë të miut të klikoni në çdo skedar dhe të zgjidhni vendin se ku dëshironi ta zhvendosni.Shembull:  Copy To Folder… ose move To Folder…. Bashkojuni forumit të PC World në forum.pcworld.al.

Flashorn thotë:
Nëse nuk keni frikë nga manipulimet me Registrin, mund të shtoni komanda jashtëzakonisht të dobishme me tastin e djathtë të miut te Vista. Për ta bërë këtë, ndiqni hapat në vazhdim. Për të hapur Regjistrin, klikoni në Start dhe në brazdën Search shkruani Regedit dhe shtypni Enter në tastjerë. Në anën e majtë të dritares Registry zgjeroni dosjen HKEY_CLASSES_ROOT. Gjeni ALLFilesystemObjects dhe zgjerojeni. Më pas zgjeroni shellex për të shfaqur ContextMenuHandlers. Me tastin e djathtë të miut klikoni ContextMenuHandlers dhe klikoni New Key. Registry Key i emërtuar si New Key #1 do të paraqitet poshtë ContextMenuHandlers. Më pas riemërojeni çelësin e sapokrijuar si: {C2FBB630-2971-11D1-A18C-00C04FD75D13}, për të krijuar komandën Copy to folder… Për të krijuar komandën tjetër Move to folder… , klikoni sërish me tastin e djathtë të miut në ContextMenuHandlers. Zgjidheni New Key dhe riemërojeni {C2FBB631-2971-11D1-A18C-00C04FD75D13}. Sapo ta keni bërë, mbyllni Registry dhe klikoni me tastin e djathtë të miut në çfarëdo skedari për të aplikuar komandat e reja.
 

Lajmet e fundit>