Ja se si

Si të shtoni numrin e ndjekësve në Twitter

May 4 2013
0 Shpërndarje
Si të shtoni numrin e ndjekësve në Twitter

Statusi dhe influenca. Dy elemente për të cilët shumë njerëz luftojnë çdo ditë për t’i pasur. Prandaj është ndoshta pyetja më normale ajo se si të marrim më tepër ndjekës në Twitter, Facebook apo Pinterest. Cili është sekreti?

Ekziston një mënyrë mjaft e thjeshtë për të pasur sa më shumë ndjekës në Twitter, apo në përgjithësi në të gjitha rrjetet sociale: Tregohuni të vërtetë, realë. Shërbejuni të tjerëve. Shpërndani informacione të vlefshme. Shkruani postime interesante. Dëgjoni.

Ndoshta janë këshilla që mund t’i dëgjoni çdo ditë, por çuditërisht shumë pak njerëz i zbatojnë vërtet. Më konkretisht, po ju paraqesim më poshtë një listë më disa sugjerime:

– Postoni një foto të vërtetë të vetes suaj. Mund ta keni edhe të animuar apo të skicuar, mjafton të jetë sa më reale.

– Shkruani një biografi aktuale dhe përfshini qytetin ku jetoni. Mund të shtoni edhe linkun e blogut apo faqes suaj ueb.

– Nëse bashkëbisedoni shpesh me mesazhe me dikë, ndiqeni atë në Twitter.

– Ruani një raport disi të barabartë mes atyre që ndiqni dhe atyre që ju ndjekin.

– Postoni për gjëra interesante.

– Krijoni një listë me temat që ju pëlqejnë apo për të cilat jeni të interesuar dhe ndiqni njerëzit që flasin mbi to.

– Edhe pse mund të blini ndjekës në Twitter, më mirë mos e bëni. Sasia nuk do të thotë gjithmonë angazhim. (PCWorld Albanian)

twitter

Lajmet e fundit>