Lajmet

Si të siguroheni që miqtë nuk ju bëjnë “checkin” në rrjetet sociale

Jun 29 2013
0 Shpërndarje
Si të siguroheni që miqtë nuk ju bëjnë “checkin” në rrjetet sociale

Gjatë kësaj jave, edhe rrjeti social Foursquare shtoi mundësinë e aktivizimit të “checkin-ve”.

Sot, një pjesë e madhe e rrjeteve sociale, përfshi Facebook-un dhe Instagram-in, e ofrojnë këtë opsion, megjithatë, ka momente kur nuk dëshirojmë që miqtë tanë të dinë se ku ndodhemi. Më poshtë ju tregojmë se si mund të çaktivizoni “checkin-in” në shërbime të ndryshme.

Foursquare

Shkoni në opsionet e privatësisë, dhe sigurohuni që opsioni “Save time by letting friends check you in” nuk është i zgjedhur. Në aplikacionet për iOS dhe Android, këtë veçori do ta gjeni nën opsionet e aplikacionit, tek Account Settings > Privacy Settings.

Facebook

Shkoni në Timeline and Tagging në opsionet e llogarisë suaj (account settings). Kërkoni “Who can së posts you’ve bën tagged in on your timeline?” dhe selektoni grupin që dëshironi, ose vendosni “Only me”. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me “When you’re tagged in a post, who do you want to add to the audience if they aren’t already in it?”. Mund të aktivizoni edhe një opsion tjetër, i cili ju lejon të kontrolloni fillimisht nëse “checkin-et” apo etiketimet që bëjnë miqtë tuaj dhe më pas të vendosni se cilat do të lejoni të shihen në profilin tuaj duke dhënë aprovim. Këtë opsion e gjeni në “Review posts friends tag you in before they appear on your timeline?”. Klikoni “Enabled”.

Instagram

Faktikisht, Instagram nuk është një rrjet social që ofron në kuptimin e plotë të fjalës checkin-et si rrjetet më lart, megjithatë, miqtë mund t’ju etiketojnë në një foto ku është vendosur vendndodhja. Për ta çaktivizuar është mjaft e thjeshtë. Shkoni në profilin tuaj në Instagram, klikoni “Photos of You”, më pas prekni butonin e opsioneve (settings). Do të shihni “Choose how you want photos of you added to your profile.” Automatikisht është “Add Automatically.” Zgjidhni “Add Manually”. Kjo nuk do të garantojë që miqtë të mos ju etiketojnë në foto, por thjesht nuk do t’i shfaqë fotot në profilin tuaj. (PCWorld Albanian)

chekin

Lajmet e fundit>