Analiza

Si të siguroheni që të shikoni të gjitha postimet në Facebook

Nov 3 2012
0 Shpërndarje
Si të siguroheni që të shikoni të gjitha postimet në Facebook

Furnizuesi juaj me lajme mund të duket përplot, por ekziston mundësia që ju nuk jeni duke parë çdo gjë që brendet dhe bizneset që i keni pëlqyer janë duke postuar.

Një ndryshim në EdgeRank, që është algoritmi i rrjetit Facebook që përcakton se nga kush shihen postimet, është duke shkaktuar polemika mes administratorëve të faqeve dhe përdoruesve të rrjetit Facebook.

Disa ekspertë thonë që ndryshimet ishin bërë për përmirësimin e përvojës së përdoruesve duke i bërë përmbajtjet e brendeve dhe bizneseve më interesante. Të tjerët thonë që Facebook-u dëshiron që bizneset dhe brendet të shpërndajnë para për reklamim për të marrë më tepër audiencë.

Qoftë për përmirësim të përvojës së përdoruesve apo për përfitime, një gjë është e qartë: menaxherët e faqeve raportojnë një rënie madhore në aktivitetin e faqeve të tyre brenda muajve të kaluar, që nënkupton që ju nuk jeni duke e parë përmbajtjen që ata e postojnë.

Lajmi i mirë: ekziston një përmirësim i shpejt për ta korrigjuar këtë, por ende nuk është në dispozicion për të gjithë përdoruesit. Për më tepër, Facebook-u konfirmoi javën e kaluar që është duke lëshuar një veçori që do t’i njoftojë përdoruesit se kur një shok, biznes ose brend do të postojë diçka në të cilën ju mund të jeni të interesuar.

“Ne për momentin jemi duke lëshuar mundësinë që njerëzit të marrin njoftime nga faqet, shokët ose figurat e caktuara publike me të cilët ata janë të lidhur”,- thotë Facbook. “Kjo veçori do t’i ndihmojë njerëzit që të mbahen në lidhje me njerëzit dhe gjërat për të cilat ata më së shumti shqetësohen”

Ja se çfarë duhet të dini për të dyja palët

A jeni duke i parë të gjitha postimet në Facebook?

Për t’u siguruar që jeni duke i marrë të gjitha përditësimet nga një biznes ose brend që e keni pëlqyer, vizitojeni faqen e tyre në Facebook.

Shkoni tek butoni “Liked” (“Pëlqyer”) poshtë fotografisë në ballinë dhe një listë me opsione do të paraqitet. Opsioni në majë është “Get Notifications”. Duke e zgjedhur këtë opsion, ju do të merrni një lajmërim në qendrën tuaj të njoftimeve kurdo që ajo faqe poston diçka të re.

Ju do të shihni lajmin në pjesën e majtë poshtë të Facebook-ut, nëse jeni të qasur. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>