Lajmet

Si të testoni shpejtësinë e internetit në shtëpi: Disa këshilla të vlefshme

Sep 15 2013
0 Shpërndarje
Si të testoni shpejtësinë e internetit në shtëpi: Disa këshilla të vlefshme

Testimi i shpejtësisë së internetit është diçka shumë e thjeshtë që nuk ka nevojë për instalimin e ndonjë softueri, mjafton të keni kompjuterin dhe shfletuesin.

Por, nga ana tjetër, ka edhe disa gjëra të vogla që duhet të keni parasysh për të gjetur me saktësi shpejtësinë e lidhjes.

Fillimisht, sigurohuni që po testoni një lidhje me kabëll. Në këtë mënyrë, nuk shqetësoheni për interferencën apo luhatjet në performancë gjatë lidhjes me Wi-Fi. Nëse e merrni internetin me kabëll në shtëpi, lidheni direkt kompjuterin me të (ose modemin).

Në rast se keni vetëm lidhjen me wireless, sigurohuni që të keni sa më pak interferencë. Router-in mbajeni larg nga pajisje të tjera elektronike, si telefonët e dorës (pa kabëll) dhe ndërprisni lidhjen përkohësisht për pajisje të tjera që janë lidhur në rrjetin që doni të testoni. Në fund të fundit, nuk mund të testoni saktësisht shpejtësinë nëse një pajisje tjetër po bën 1 GB përditësime.

Sigurohuni që as kompjuteri juaj nuk po shkarkon ndonjë gjë në sfond. Kontrolloni Task Manager në Windows (ALT+CTRL+Delete) ose Activity Monitor në OS X, dhe shikoni për statistikat e rrjetit (“Network”në OS X, “Networking” në Windows). Mbyllni të gjitha aplikacionet apo programet që përdorin internet. Nëse po bëni përditësime, prisni derisa të mbarojnë para se të bëni testin.

Nëse keni probleme me rrjetin, fikeni dhe ndizeni modemin dhe router-in. Mbyllini dhe hiqini nga priza për disa sekondaa (afërsisht 10) dhe më pas ndizini sërish.

Speedtest.net është një nga faqet më të klikuara për testimin e internetit. Mjafton të keni shfletuesin me JavaScript-in e aktivizuar (zakonisht është i aktivizuar, vetëm në qoftë se e keni ndryshuar ju). Duhet të keni gjithashtu edhe Adobe Flash të instaluar. Nëse ju del një mesazh ku ju thuhet të përdorni një shfletues më të shpejtë, mbylleni. Shfletuesit mund të ndikojnë në faktin se sa shpejt hapet një faqe, por nuk kanë ndikim në shpejtësinë e internetit.

Më pas, mjafton të klikoni “Begin Test”. Do të testohen shpejtësia e ngarkimit dhe shkarkimit. Ka edhe faqe te tjera që ofrojnë testim të shpejtësisë, si MegaPath (Speed Test Plus), gjithsesi, ajo synon të testojë më tepër cilësinë e lidhjes sesa shpejtësinë e mirëfilltë. (PCWorld Albanian)

speedtest_screen

Lajmet e fundit>