Lajmet

Si të transferojmë dokumente të ndryshme në një smartfon ose tablet Android

Apr 9 2013
0 Shpërndarje
Si të transferojmë dokumente të ndryshme në një smartfon ose tablet Android

Smartfonët ose tabletet Android janë pajisje shumë të përshtatshme për përdoruesit për ruajtjen e përmbajtjeve të formateve të ndryshme.

Më poshtë do të shpjegojmë mënyrën e transferimit të dokumenteve të ndryshme si muzikë, foto dhe filma në smartfonët ose tabletët Android.

Transferimi i dokumenteve në smartfonët dhe tabletet Android nga një kompjuter Mac

1. Fillimisht duhet të drejtoheni në linkun http://www.android.com/filetransfer/ ku duhet të shkarkoni softuerin Android File Transfer dhe më pas ta instaloni atë.

2. Realizoni lidhjen e pajisjes Android me kompjuterin Mac nëpërmjet kabllit përkatës.

3. Hapni softuerin Android File Transfer duke klikuar dy herë mbi të dhe më pas filloni të shfletoni dokumentet e shumta në kompjuterin tuaj Mac dhe transferoni ato që dëshironi në pajisjen Android.

Transferimi i dokumenteve në smartfonët dhe tabletët Android nga një kompjuter Windows

1. Fillimisht lidhni smartfonin ose tabletin me kompjuterin tuaj nëpërmjet kabllit përkatës që ka një kokë microUSB.

2. Menjëherë pas kësaj do të shfaqet një menu me disa opsione ku ju mund të zgjidhni mënyra të ndryshme për transferimin e dokumenteve, të cilat janë shumë të përshtatshme për smartfonët ose tabletët Android.

Për transferimin e videove dhe fotove zgjidhni opsionin “Import”, ndërsa për muzikën në Windows Media Player Zgjidhni opsionin “Sync”.

Një opsion tjetër është përzgjedhja e “Open Device to view files”, e cila mundëson shfaqjen e pajisjes si një kujtesë e jashtme. Ky i fundit është opsioni më i rekomanduar.

3. Për të kryer transferimin ju mund të klikoni Import ose Sync në varësi të opsionit që keni përzgjedhur ose nëpërmjet komandave drag & drop.

Pajisjet Android kanë direktori të ndara për ruajtjen e muzikës, filmave ose fotove dhe është e këshillueshme që përmbajtja të vendoset sipas këtyre kategorive. (PCWorld Albanian)

android

Lajmet e fundit>