Ja se si

Si të vendosni nëse duhet të investoni në një programi trajnimi online

Dec 30 2012
0 Shpërndarje
Si të vendosni nëse duhet të investoni në një programi trajnimi online

Webinaret, trajnimet interaktive, videot etj., janë të gjitha pjesë e programeve për të mësuar në ueb. Duke qenë se ka kaq shumë mundësi, është e vështirë të bësh zgjedhjen e duhur. Ne ju paraqesim më poshtë disa këshilla për t’ju ndihmuar të vendosni nëse duhet të investoni në një program online apo jo.

6 mënyra për të vlerësuar një program trajnues

1. Kush e ofron trajnimin?

Kjo është shumë e rëndësishme në mësimin online. A po e ofron një ekspert i njohur në fushën tuaj apo është dikush që nuk e keni dëgjuar ndonjëherë? Bëni disa kërkime para se të shpenzoni kot paratë tuaja.

2. Çfarë thonë përdoruesit e tjerë?

Të jesh ekspert nuk do të thotë se je i aftë të japësh mësim. Lexoni me kujdes përshtypjet e njerëzve të tjerë që kanë marrë pjesë në trajnim, por kushtojini vëmendje atyre që vijnë nga uebfaqe serioze dhe të besueshme.

3. A keni kohë?

Nëse nuk keni kohë ta ndiqni trajnimin, atëherë nuk ia vlen të shpenzoni për të.

4. A i keni paratë?

Disa kurse online mund të jenë goxha të kushtueshme dhe nëse një gjë e tillë ju rastis, atëherë pyesni më parë veten nëse mund ta përballoni.

5. Si do t’ju ndihmojë ky trajnim?

Vlerësoni mënyrat se si mund të përfitoni nga trajnimi. A do të zhvillohen më tej aftësitë tuaja?

6. Çfarë përfitime të tjera merrni nga trajnimi?

Shihni nëse ofrohen forume online, newsletters, shkëmbime idesh me instruktorin apo profesionistë të tjerë.

Kujdes nga trajnimet që ofrohen falas! Jo gjithmonë ia vlejnë.

Pasi të keni vlerësuar pyetjet e mësipërme, kini parasysh këto hapa për të përfituar sa më shumë nga mësimi online:

– Skeduloni kohën e nevojshme për të.

– Sqaroni me veten tuaj se çfarë prisni të fitoni prej tij. Qartësoni qëllimet tuaja.

– Merrni pjesë, bëni detyrat dhe ndërveproni me studentët e tjerë si dhe me instruktorin.

– Shfrytëzoni opsionet e tjera ekstra, si forumet, job boards etj. Përdorini ato.

– Zbatoni atë që mësoni. Përpiquni që ato mësoni, t’i aplikoni sa herë të keni mundësi, pasi në të kundërt do të ketë më tepër gjasa që t’i harroni. (PCWorld Albanian)

Online program

Lajmet e fundit>