Lajmet

Si të veproni kur uebfaqet printohen me shkrim shumë të vogël

Jun 17 2013
0 Shpërndarje
Si të veproni kur uebfaqet printohen me shkrim shumë të vogël

Ndonjëherë na ndodh që kur duam të printojmë një faqe interneti, shkrimi i tekstit në fletë rezulton shumë i vogël.

Fotot dalin po ashtu shumë të vogla ndërkohë që është e pamundur të lexohet teksti i artikullit. Çfarë mund të bëjmë në këto raste?

Zakonisht probleme të tilla ndodhin më tepër në Internet Explorer. Shfletuesi mund të mos jetë më i miri kur vjen puna tek përshtatja e uebfaqeve për printim.

Për shembull, nëse përdorni Windows 8 dhe dëshironi të printoni artikuj të Microsoft MSN (e cila është edhe uebfaqja kryesore e Internet Explorer), pasi hapni “Print Preview” do të shihni se shpeshherë nuk shfaqet teksti që ju dëshironi të printoni. Kur vjen puna tek printimi, problemi i Internet Explorer qëndron në faktin se shfletuesi ka automatikisht të aktivizuar opsionin “Shkrink to print” që do të thotë fjalë për fjalë të tkurrësh faqen për ta përshtatur me fletën A4.

Pra, Internet Explorer i përmbledh të gjitha elementet e uebfaqes në një faqe të vetme. Fatmirësisht, ka një mënyrë për ta rregulluar.

1. Teksa jeni duke vizituar një faqe në Internet Explorer, klikoni ikonën e vogël me ingranazh në cepin e djathtë lart dhe më pas zgjidhni Print, Print Preview.

2. Në dritaren që hapet do të shihni se përzgjedhësi i toolbar-it është automatikisht Shrink to Fit. Klikoni shigjetën dhe zgjidhni 100%.

3. Tashmë do të keni mundësi të shihni tekst më të madh dhe foto po ashtu më të mëdhaja. Nëse gjithçka ju duket mirë, vazhdoni me printimin. Nëse jo, klikoni sërish përzgjedhësin dhe zgjidhni një opsion tjetër zmadhimi.

Vlen të përmendet fakti se edhe driver-ët e printerit mund të ndikojnë në tekstin e printuar. Nëse shtypni CTRL+P nga tastiera keni mundësi të aksesoni opsionet dhe karakteristikat e printerit. Atje mund të shihni se mos ka ndryshuar ndonjë prej opsioneve të zmadhimit.

Nëse jeni përdorues të Google Chrome, mund të instaloni funksionalitetin Print Friendly, i cili ju jep më tepër kontroll mbi uebfaqet që printoni. (PCWorld Albanian)

brother

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>