Lajmet

Si të vini në funksion aplikacionet tuaja nga Windows në Linux

Aug 31 2009
0 Shpërndarje
Si të vini në funksion aplikacionet tuaja nga Windows në Linux

 Më në fund, një mundësi për të shfrytëzuar aplikacionet nga Windows, për të cilat nuk ka ekuivalentë me kod të hapur – Quicken apo Flash CS. Dhe tërë këto lojëra! Për të nxjerrë maksimumin nga Wine, ju duhet të bëni hack. Shpesh, sjellja e Wine për të ofruar diçka është art i errët dhe jo diçka për amatorë.
Magjistarët e instalimit mund të ndihmojnë. Disa janë komerciale, përkatësisht projekte pronësore. Nëse preferoni diçka me kod të hapur dhe pa pagesë, provoni WineDoors. Më poshtë keni instruksionet e instalimit për Ubunutu 9.04. Megjithatë, para instalimit të aplikacionit Wine, është një ide e mirë që  të instaloni fontet e Microsoft Core Web (Arial, Times New Roman dhe të tjerat me radhë), të cilat i kërkojnë shumica e aplikacioneve në Windows. Ju mund t’i instaloni ato qoftë përmes kopjimit të skedarëve .ttf nga dosja instaluese e Windows ose përmes instalimit të pakos msttcorefonts. Fontet që nuk janë në këtë pako, por që disa aplikacione mund t’i kërkojnë, përfshijnë Tahoma dhe MS Sans; këto mund t’i gjeni në web. Për të importuar fonte nga Windows, gjejini ato në C:\Windows\fonts directory. Kopjoni të gjithë skedarët .ttf në një USB, krijoni një dosje në direktoriumin tuaj të quajtur .fonts (keni parasysh pikën) dhe vendosini aty skedarët e kopjuar.

Instalimi i Wine-Doors dhe i aplikacioneve nga Windows

Hapni System-Administration-Software sources dhe klikoni në ndarjen Third Party. Klikoni Add dhe shkruani deb http://ppa.launchpad.net/wine-doors-dev-team/ppa/ubuntu interpid main në një rresht. Klikoni butonin Close dhe rifreskoni listën gjegjëse, kur kjo ju kërkohet. Pas kësaj, përdorni Synaptic për të instaluar pakon Wine-Doors. (Kini parasysh se mund të instaloni çelësin GPG nëse keni dëshirë, gjë që do të tejkalojë çfarëdo gabimi që paraqitet rreth pakove të pashënuara). Wine-Doors do të paraqitet në menynë Applications-Wine, që është edhe vendi ku do të gjeni çdo aplikacion nga Windows, që do ta instaloni në të ardhmen. Kur Wine-Doors fillon për herën e parë, ju duhet të futni emrin tuaj dhe detajet e kompanisë, informacione të cilat do të shfrytëzohen gjatë instalimit të aplikacioneve nga Windows. Ju gjithashtu keni mundësin të zgjidhni kutinë “I have a Windows Licence Box” (Vetëm në rast se është e vërtetë), në mënyrë që të instaloni komponentë të caktuar nga sistemi Windows dhe shtojca të tjera. Kur ju klikoni në Proceed, Wine-Doors do të përditësojë veten me listën më të fundit të skriptave të instaluara dhe pastaj do t’ju shfaqë një listë të aplikacioneve dhe lojërave. Klikoni Install link në anën e secilit aplikacion që dëshironi dhe pastaj klikoni Apply. Me çfarëdo instalimi Wine, ju do të gjeni aplikacionet në .wine/drive_c directory në dosjen tuaj /home.

Lajmet e fundit>