Ja se si

Si të zëvendësoni listën e aplikacioneve më të përdorura te Vista

Mar 17 2009
0 Shpërndarje
Si të zëvendësoni listën e aplikacioneve më të përdorura te Vista

altParimisht, lista e aplikacioneve të Vista është ide e mirë, por Microsoft e ka ekzekutuar aq keq këtë tipar, sa që e ka bërë të papërshtatshëm dhe të papërdorshëm. Kjo listë ka qenë e pranishme në menynë Start që nga Windows 95 dhe akoma nuk është rregulluar. Por është e kuptueshme se një liste e freskuar e aplikacioneve më të përdorura është ise e mirë.Do dëshironit t’i rishikonit kohë pas kohe disa lloj skedarësh, ndërsa të tjerë jo? Për shembull, ka mundësi që unë të hap më shpesh një dokument të hapur më parë .doc dhe më pak mundësi të kthehem e ta hap një skedar .jpg. Nëse kam qenë duke i edituar disa fotografi, apo duke punuar me Word, skedarët e hapur më parë do të radhiten në të djathtë. Të gjithë këta skedarë do të radhiten në listën e aplikacioneve më të përdorura, duke lënë një grumbull shkurtesash që nuk dëshiroj t’i përdor shpesh.

Një fotograf profesionist do të kishte dëshirë t’i radhiste fotografitë e tij të preferuara para skedarëve me tekste. Fatmirësisht ndryshimi i disa parametrave do ta zgjidhë problemin e zhdukjes së skedarëve. Në vend të përdorimit të listës së papërshtatshme të Microsoft pse të mos i japim një mundësi dhe të provojmë falas Actual Doc nga Flexigensoft (find.pcworld.com/61995). Kjo vegël e fuqishme mund të bëjë lista të ndara për dokumentet, fotografitë apo skedarë të tjerë, në vend të grumbullimit të të gjithave në një vend, siç ndodh në Windows. Vegla ofron mundësinë për t’i vendosur fjalëkalim listave apo dokumenteve, për ta ruajtur privatësinë. Kushton 20 dollarë dhe posedon edhe kategoritë e definuara për përdoruesin si dhe vegla të tjera.

Lajmet e fundit>