Softuer

Si të zhdukësh një objekt nga një foto dixhitale

Sep 4 2008
0 Shpërndarje
Si të zhdukësh një objekt nga një foto dixhitale

A ju ka ndodhur ndonjëherë që duke pushuar diku të fotografoni ndonjë pamje piktoreske të një vendi, një liqen apo rosë dhe në atë moment ka pasur gjithnjë ndonjë pengesë apo ndriçimi nuk ka qenë i mjaftueshëm. Fatmirësisht mund ti eliminoni tani këto pjesë, falë metodës airbrush. Qëllimi kryesor i këtij mjeti është klonimi i furçës të cilën mund ta gjeni thuajse në çdo program për editim të fotografive. Ky mjet mundëson kopjimin e një pjese të fotogra së mbi një pjesë tjetër. Me këtë mjet mund të largoni pjesët e padëshiruara në foto, si për shembull telat e energjisë elektrike, njerëzit që rastësisht kanë dalë para, etj. Zakonisht, pjesët më të vogla dhe më të izoluara janë më të lehta për tu ndryshuar, ndryshe nga pjesët e mëdha. Por nëse jeni më të vëmendshëm, mund të prisni rezultate më të mira nga editimi i fotografive.

Që të filloni të punoni me Photoshop, klikoni mjetin Clone në paletën e mjeteve, që gjendet në anën e majtë të mjeteve punuese. Duket si një gomë dhe është mjeti i pesëmbëdhjetë i mjeteve duke filluar nga lart. Tjetër, gjeni një pjesë të fotogra së që është e ngjashme me pjesën që dëshironi ta mbuloni. Shembull, për të larguar telat e energjisë elektrike në qiell, shikoni shtegun e qiellit që ka një ngjyrën më të përafërt me qiellin poshtë telave. Ky do të jetë burimi për klonimin e këtyre pjesëve në fotogra . Në pozicionin e zgjedhur poziciononi shigjetën e mausit mbi atë pjesë dhe mbani të shtypur <Alt> dhe klikoni me tastin e djathtë. Më pas klikoni mbi pjesën që dëshironi ta ndryshoni. Por mos tentoni të mbuloni gjithçka menjëherë. Mbuloni një pjesë të vogël, largoni mausin dhe pastaj ngjyrosni përsëri. Kjo do ta reduktojë mundësin e dallimit të klonimit të pjesëve në fotogra . Mund ta shikoni ecurinë e punës së fotogra së më lart, ku jam duke fshirë anijen duke ngjyrosur mbi të me ujë.

Mënyra më e mirë e funksionimit është mbulimi në pjesët më të vogla. Nëse mbuloni një hapësirë të madhe menjëherë, do të bjerë shumë në sy. Në programe të ndryshme ka dhe mjete të ndryshme ndihme të kontrolluara nga check box në kutinë e mjeteve punuese në pjesën kryesore të ekranit. Mënyra e parë është mënyra Nonaligned, ku vetëm tërhiqni clone brush dhe mbuloni ndonjë pjesë dhe pjesa burimore që keni zgjedhur qëndron në të njëjtin vend. Mënyra Aligned është kur merrni furçën dhe  lloni të ngjyrosni në ndonjë pjesë dhe pjesa burimore (pjesa e fotogra së që keni zgjedhur si model për ti ndryshuar pjesët e padëshiruara) lëviz në të njëjtën distancë nga vendi ku keni filluar.

Lajmet e fundit>