Lajmet

Si t’i arkivoni skedarët në mënyrë që të qëndrojnë me vite të tëra

Dec 31 2013
0 Shpërndarje
Si t’i arkivoni skedarët në mënyrë që të qëndrojnë me vite të tëra

Njerëzit shqetësohen lidhur me arkivimin e skedarëve, herë pas here. Shqetësimi është me vend në fakt, pasi CD-të dhe DVD-të nuk jetojnë për shumë kohë, madje shumë prej tyre prishen brenda disa viteve.

Brenda 20 viteve, ato mund të jenë totalisht të palexueshme. Por, edhe nëse po, a do të kemi disqe optike për t’i lexuar, apo softuerët e duhur?

Pyetjet në lidhje me arkivimin e skedarëve kanë ardhur në adresë të PCWorld nga shumë përdorues në mbarë botën. Megjithatë, është pothuajse e pamundur t’u japësh një përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve në këtë kohë.

Megjithatë, ka disa masa që mund të merren dhe disa këshilla që mund t’ju japim në mënyrë që edhe nipërit tuaj të kënaqen me fotot e dasmës së gjyshërve të tyre.

Le të fokusohemi fillimisht tek softueri.

Përdorni formate gjerësisht të njohura, të cilat përdoren nga të gjithë dhe nuk kontrollohen nga një kompani e vetme.

Ka shumë aplikacione që i suportojnë këto lloj formatesh sot dhe ka shumë mundësi që të suportohen ende edhe pas 50 vitesh. Dhe, thjesht për të qenë të sigurt, ruajini në disa lloje formatesh të ndryshme.

Dokumentet ruajini nëdocx, .doc, .pdf, dhe .html. Fotot në .jpg dhe .png. Dhe muzikën në, .mp3 dhe .wav.

Videoja është problem më vete në fakt, pasi standardet e formatit nuk janë standarde të vërteta. Një pajisje që mund të luajë një skedar .avi, ndoshta nuk luan një tjetër. Mbase mënyra më mirë është t’i hidhni në DVD apo disqe Blu-ray.

Kjo na çon në pyetjen e radhës: Në çfarë media duhet t’i ruaj këto skedarë?

Së pari, ruajini në hard drive-in e brendshëm, në SSD apo në cloud. Dhe sigurohuni gjithmonë që përfshihen në rutinën tuaj të backup-iy. Më pas, për siguri, hidhi në disqe optike të formës arkivë. Ndoshta zgjidhja më e mirë në këtë rast janë M-Discs. Kompania pretendon se ato jetojnë për 1000 vjet.

Nuk mund t’ju themi me saktësi nëse kjo është e vërtetë fjalë për fjalë, por nëse dëshironi një provë, shumë qeveri në gjithë botën i përdorin ato për të arkivuar materiale. Ato mund të lexohen në çdo DVD drive. (PCWorld Albanian)

1216-primary-100160088-large

Lajmet e fundit>