Lajmet

Si t’i bëni sërish të dukshme ikonat e funksionaliteteve shtesë në Google Chrome

Sep 11 2013
0 Shpërndarje
Si t’i bëni sërish të dukshme ikonat e funksionaliteteve shtesë në Google Chrome

Çfarë po ndodh me zhvilluesit e sotëm që po i bëjnë gjithmonë e më konfuze ndërfaqet e përdoruesve? Ndoshta iTunes mban rekord në këtë aspekt, pasi versioni aktual (11) mund të jetë softueri i dizajnuar më keq.

Megjithatë, edhe Google nuk mbetet pas. Para disa javësh, ndryshoi hapësira mes rreshtave në listën e faqeve të preferuara që ruani në Chrome (bookmarks), ndërsa tani janë zhdukur të gjitha ikonat e funksionaliteteve shtesë që keni instaluar.

Për t’i parë, duhet të klikoni shigjetën që ndodhet në fund të shiritit të adresës. Problemi qëndron me ato funksionalitete të cilat ju tregonin për shembull nëse ju kishte ardhur ndonjë e-mail i ri.

Me ndryshimet e bëra, duhet të klikoni herë pas here shigjetën për të parë nëse keni ndonjë e-mail, çka nuk është aspak praktike.

Gjëja e parë që duhet të bëjë Google në rast se bën ndryshime, është t’i ofrojë mundësi përdoruesit të kthejë sërish versionin e vjetër. Fatmirësisht, edhe pse Google nuk e ofron këtë gjë, ka një mënyrë se si mund t’i bëni sërish të dukshme ikonat.

Fillimisht, çojeni mouse-in në fund të shiritit të adresës, derisa ai të shndërrohet në një shigjetë të dyanshme. Më pas, klikojeni dhe tërhiqeni derisa të shihni ikonat. Tashmë keni mundësi që të lini të dukshme vetëm ato që ju duhen, duke i sistemuar këto të fundit në fillim.

Bëni të njëjtin veprim që bëtë më parë për t’i bërë jo të dukshme në ekran ikonat që nuk ju duhen. (PCWorld  Albanian)

chrome-icon

Lajmet e fundit>