Ja se si

Si t’i bëni të “heshtur” e-mailet bezdisës në Gmail

Mar 28 2013
0 Shpërndarje
Si t’i bëni të “heshtur” e-mailet bezdisës në Gmail

email Butoni Reply All në Gmail të tregon se sa të bezdisshme mund të jenë këto lloj përgjigjesh që vijnë nga përdorues të shumtë.

Ky buton është i mirë, sepse ofron mundësi që të bëhet komunikimi në grup, por ai shpesh mund të keqpërdoret, duke stërmbushur inboxin tuaj me një varg të porosive të cilat me siguri që nuk do të donit që t’i lexoni. Nuk ka rëndësi se sa herë i keni fshirë nga inboxi juaj, porosia e ardhshme në zinxhir do të paraqitet sërish.

Për përdoruesit e Gmail, ekziston një reagim i shpejtë që nuk kërkon që ta shënjoni e-mailin si spam ose kërcënues, por mund ta përdorni thjesht opsionin “Mute”.

Nëse keni bërë qasjen nëpërmes versionit të uebit të Gmail, thjesht lokalizoni e-mailin gmail mutebezdisës, klikoni butonin More në shiritin me vegla sipër dhe klikon dhe zgjidhni “Mute” nga menuja rënëse.

E-maili do të paraqitet në inboxin tuaj. E-maili do të largohet nga Inboxi juaj dhe përgjigjet e mëvonshme në atë temë do t’i fshihen.

Porosia do të paraqitet sërish në kutinë tuaj postare elektronike, por vetëm nëse dikush në atë temë ju dërgon juve personalisht e-mail.

Gmail-i përballë Outlook.com: Cili ofron një shërbim më të mirë

Dhe mos u shqetësoni, e-mailat që janë bërë “Mute” faktikisht nuk shkojnë: nëse ndoshta një temë e mërzitshme tani ju intereson më vonë, ju sërish mund ta lexoni atë duke shkuar tek seksioni All Mail në Gmail.

gmail iPhoneHeshtja e këtyre e-mailave bezdisës në Android ose iPhone është po ashtu gjë e lehtë. Në aplikacionin Android shtypni e-mailin që dëshironi të fshihet dhe pastaj shkoni tek butoni për menunë. (Ky është ose një buton fizik në telefonin tuaj ose një ikonë e tri pikave të vendosura sipër njëra-tjetrës.)

Atje do të gjeni opsionin për t’ia bërë “Mute” porosisë.

Në iPhone do të vëreni opsionin “Mute” duke shtypur trekëndëshin në shiritin për vegla që paraqitet kur të shihni një e-mail. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>