Ja se si

Si t’i fshini përnjëherë të gjitha cicërimet në Twitter?

Jan 29 2012
0 Shpërndarje
Si t’i fshini përnjëherë të gjitha cicërimet në Twitter?

Nëse mendoni që profili juaj nuk duket mirë, atëherë ju mbase mund të jeni duke dashur që ta gjeni një rrugë të thjeshtë për t’i fshirë të gjitha cicërimet që i keni bërë duke mos harxhuar shumë kohë. Twitter nuk e ofron atë mundësi për t’i fshirë të gjitha cicërimet përnjëherë. Ekziston një aplikacion ose mbase edhe më shumë se një aplikacion që mundësojnë fshierjen e të gjitha cicërimeve.

Nëse keni marrë vendim që t’i fshini të gjitha cicërimet dhe t’ia nisni që nga fillimi dhe t’i mbani të njëjtit ndjekës, atëherë kjo gjë edhe mund të arrihet me TwitWipe.

Si t’i fshini të gjitha cicërimet me TwitWipe?

·         Shkoni tek faqja TwitWipe. Gjejeni aty një kuti me butonin për t’u kyçur në rrjetin Twitter. Klikoni në atë buton

·         Kur të hapet, shkruani të dhënat tuaja dhe klikoni Authorize për ta lejuar qasjen e këtij aplikacioni në llogarinë tuaj.

·         Ju do të ktheheni prapa tek faqja TwitWipe. Shkoni poshtë qendrës së uebfaqes dhe mundohuni sërish që ta gjeni një kuti të bardhë. Tani klikoni në lidhjen që thotë Start Wiping. Para se të veproni, dijeni që nuk ka ndonjë mundësi për rikthim të cicërimeve.

·         TwitWipe ju pyet për herë të fundit nëse jeni të sigurt që dëshironi t’i fshini të gjitha cicërimet që i keni bërë më parë. Nëse jeni të sigurt, atëherë klikoni Yeahhh.

Brenda pak sekondave, nga llogaria juaj në Twitter do të fshihen cicërimet që i patët bërë.

Vërejtje: Nuk është gjithmonë e pëlqyer që t’i fshini të gjitha cicërimet, por për shkak të ndonjë arsye të caktuar, ju edhe mund ta përdorni këtë aplikacion./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>