Lajmet

Si t’i mbani të sigurta pajisjet elektronike gjatë udhëtimeve

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
Si t’i mbani të sigurta pajisjet elektronike gjatë udhëtimeve

Për shumë njerëz pushimet nuk mund të konceptohen dot pa pajisjet elektronike të preferuara që përfshijnë laptopët, tabletët, smartfonët apo kamerat dixhitale. Në fund të fundit, të gjitha këto luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme dhe për më tepër mund t’i bëjnë edhe më zbavitëse pushimet.

Por, marrja e tyre me vete gjatë pushimeve apo udhëtimeve ka risqet e saj. Jo pak herë ndodh që të harrohen nëpër aeroporte, nëpër avionë, nëpër bare apo restorante etj. Ndonjëherë ndodh që të harrojmë edhe karikuesin apo adaptorin e tij. Jo rrallë herë harrohen nën diell apo lagen me ujë. Këto janë vetëm disa nga risqet që kërcënojnë pajisjet tona të cilat na bëjnë që të mos i shijojmë siç duhet pushimet.

Prandaj është e rëndësishme të tregohemi të zgjuar kur vjen puna tek pajisjet elektronike dhe udhëtimet, për të mos u kthyer më pas në shtëpi më tepër të stresuar sesa ishim kur u larguam për të pushuar.

Lista paraprake:

– Paketoni vetëm ato që vërtet ju duhen.

– Bëni kërkime për të parë nëse ju nevojiten adaptues universalë për karikuesit tuaj në vendin ku po shkoni.

– Bëni backup të dhënat në laptop, kamerat dixhitale etj.

– Kujdes me sigurinë. Instaloni në pajisjet tuaja programe që gjurmojnë nëse ato janë vjedhur. Sigurisht, pa harruar edhe fjalëkalimin dhe përditësimin e softuerëve.

Për pajisjet që keni marrë me vete:

– Mbajini bashkë pajisjet tuaja. Kjo ju shkurton kohë edhe gjatë kontrollit në aeroport.

– Mos i vendosni nën diell për një kohë të gjatë pajisjet me ekran. Mund të përdorni edhe mbështjellëse kundër ujit për smartfonët.

– Në vendet ku mund të jetë e vështirë të blini karikues, merrni edhe një rezervë në rast se i pari ju prishet dhe pajisja ju duhet me patjetër.

Sa i sigurt është një skedar apo hard drive i enkriptuar

– Ruajini fotot në një kartë memorie të enkriptuar ose në shërbimet në cloud në fund të çdo dite.

– Tregohuni vigjilentë. Mos e paguani asnjëherë shoferin e taksisë pa kontrolluar mirë nëse i keni marrë të gjitha valixhet tuaja.

– Mos i lini pajisjet tuaja pa mbikëqyrje. (PCWorld Albanian)

gadgets

Tags >

ja se si
Lajmet e fundit>