Analiza

Si t’i mbani të sigurta pajisjet tuaja mobile gjatë këtij sezoni festash

Dec 1 2013
0 Shpërndarje
Si t’i mbani të sigurta pajisjet tuaja mobile gjatë këtij sezoni festash

smartphones-world-100027599-galleryJeni ulur pranë pemës së Krishtlindjeve, ndiheni mirë me familjen tuaj dhe papritur kujtoheni të kontrolloni telefonin: Prit, ku është telefoni? Nuk e keni në pantallona, as në xhep të xhupit (paniku rritet), as në tualet, as nën krevat. I bini ziles por ajo nuk dëgjohet.

Mos lejoni që kjo skenë të ndodhë këtë vit për ju. Nëse ju ka ndodhur, nuk jeni të vetmit. Të gjithëve mund t’iu humbasë telefoni një ditë. Periudha e Krishtlindjeve është më e njohura për humbjen e telefonëve.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është ta parandaloni ose të paktën të përgatiteni për rastin më të keq. Më poshtë po ju tregojmë rastet më të shpeshta se si mund ta humbisni telefonin:

– E vendosni mbi makinë para se të niseni. Duket e çuditshme, por shumë prej situatave ku humbisni telefonin, të tilla janë.

– E harroni në taksinë me të cilën po shkonit në festë. Ka shumë taksistë që kanë filluar të pyesnin para se të dilni nga makina, a e keni telefonin me vete.

– E harroni në avion. Mos e vendosni në tabakanë e vogël para jush, e cila është e lidhur me sediljen para.

– E harroni diku në një tualet. Mos e vendosni pranë tualetit para se të dilni ose pranë lavamanit. Gjithmonë mbajeni në xhep.

– Ju bie në tualet. Sigurisht, mund të përdorni “marifetin e orizit” por gjithsesi më mirë të merrni disa masa paraprakisht.

Ja se çfarë të bëni paraprakisht:

– Instaloni aplikacione të cilat ju tregojnë se ku ndodhet telefoni juaj gjatë gjithë kohës. Kështu, keni shumë mundësi ta gjeni nëse e humbisni. Në Android shkoni tek Android Device Manager ndërsa në iPhone, shkarkoni aplikacionin “Find My iPhone.” Për Windows Phone shkoni tek windowsphone.com dhe klikoni My Phone për të fshirë të dhënat nëse nuk e gjeni telefonin. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me aplikacionet për iPhone dhe Android.

– Mbani shënim numrin IMEI të telefonit, i cili është unik dhe mund të përdoret nga autoritetet për ta gjurmuar vendndodhjen e tij.

– Vendosni kontaktet kryesore në ekranin e parë. Nëse i bie në dorë një personi të ndershëm, atëherë ai do të mundohet t’ju telefonojë për t’jua dhënë telefonin.

– Bëni backup kontaktet tuaja.

Lajmet e fundit>