Vëzhgim

Si t’i shkarkoni të gjitha fotografitë nga Instagram

Apr 15 2012
0 Shpërndarje
Si t’i shkarkoni të gjitha fotografitë nga Instagram

Facebook më në fund e ka blerë këtë aplikacion për shpërndarje të fotografive përafërsisht 1 miliard dollarë. Kjo nuk mund ët jetë një gjë e keqe, por nëse ju jeni me ata që nuk mund të rrinë në botën e Instagam në Facebook, ja zgjidhja.

Instaport.Me është një shërbim online që do të ua mundësojë shkarkimin e të gjitha fotografive në cilindo vend që dëshironi.

Si t’i shkarkoni fotografitë e Instagram me InstaPot

Ju mund të shkarkoni të gjitha fotografitë nga Instagram në dy hapa të thjeshtë:

1. Shkoni tek faqja InstaPort.me dhe klikoni “Sign in with Instagram”. Pas hyrjes së suksesshme, autorizoni llogarinë tuaj që ta përdorë shërbimin InstaPort të bërë shkarkimin e fotografive.

2. Sapo të mbarojë autorizimi, klikoni për të përzgjedhur opsionin “Download .zip file” për t’i shkarkuar dhe ruajtur të gjitha fotografitë në Instagram si një skedar zip në diskun e kompjuterit tuaj. Klikoni butonin Start Button dhe ju e keni kryer rregulluar shkarkimin dhe ruajtjen e fotografive. Nën Advanced Options, ju mund të zgjedhni se cilat fotografi dëshironi t’i eskportoni: të gjitha, në mes dy datave, fotografitë të cilat janë pëlqyer nga të tjerët nga #etiketa dhe sipas numrit të fundit X. Kjo është e tëra.

Për momentin Instaport mbështet shkarkimin dhe ruajtjen e fotografive vetëm në kompjuterin tuaj lokal. Veçoria për t’i dërguar fotografitë në llogarinë tuaj në Flickr ose Facebook mund të shtohet së shpejti./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>