Analiza

Si trajtohen nga Google kërkesat për informacione të përdoruesve nga autoritetet qeveritare

Mar 28 2014
0 Shpërndarje
Si trajtohen nga Google kërkesat për informacione të përdoruesve nga autoritetet qeveritare

googleÇfarë ndodh kur autoritetet qeveritare i kërkojnë kompanisë Google të dhëna të përdoruesve? Kjo pyetje ka ngritur mundësi të shumta.

Për të qetësuar gjakrat dhe për të qartësuar gjërat, Google ka prodhuar një video të re në YouTube që përdor një lojë për të ndihmuar në thjeshtësim të shkëmbimeve mes hetuesve.

Videoja shpjegon saktësisht se çfarë ndodh kur qeveria kërkon informacione të përdoruesve nga kompania e teknologjisë për të ndihmuar në hetimin e një të dyshuari. Kërkesa nga autoritetet qeveritare shkon përgjatë departamenteve të ndryshme dhe procedurave preliminare, në mënyrë që Google të mbrojë të dhënat e përdoruesve.

Videoja vjen së bashku me Raportin e fundit për Transparencë nga Google, që deklaron se kërkesat për informacione të përdoruesve që kanë të bëjnë me rastet kriminale janë rritur për rreth 120 për qind gjatë katër viteve të fundit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>