Lajmet

Si vodhën hakerët 45 milionë $ brenda dy ditëve (Infografik)

May 27 2013
0 Shpërndarje
Si vodhën hakerët 45 milionë $ brenda dy ditëve (Infografik)

Kjo është vjedhja e bankave në epokën dixhitale: pa pasur nevojë për maska, për armë, për përballje fizike me policinë, mjaftojnë vetëm disa klikime për të krijuar një plan hakimi.

Gjithçka u realizua në dy operacione, në dy data të ndryshme: 12 dhjetor 2012 dhe 19 shkurt 2013. Një skuadër ndërkombëtare hakerësh dhe hajdutësh arritën të vidhnin në total 45 milionë $ nga mbi 5000 Atm në të gjithë botën. Në lidhje me këtë çështje u arrestuan tetë të dyshuar, megjithatë i gjithë procesi se si u realizua vjedhja mbetet ende për t’u zbuluar.

Në infografikun e mëposhtëm tregohen pikat më të rëndësishme nga operacioni i skuadrës, që nga rritja e limiteve të lejuara në llogaritë e debitit në Oman e deri tek tërheqja e parave nga bankomatet e 27 shteteve të botës, të gjitha me detaje. (PCWorld Albanian)

infografik

Lajmet e fundit>