Ja se si

Si kanë mbajtur në mend kompjuterët para ekzistimit të RAM-it?

Mar 21 2010
0 Shpërndarje
Si kanë mbajtur në mend kompjuterët para ekzistimit të RAM-it?

Ajo ishte e rastësishme në një ndjenjë tjetër: ajo përfshinte kthimin e pulseve elektronike në valë të zërit, duke i dërguar ato përmes tubave të gjatë të merkurit, dhe duke i ri-elektrifikuar në fundin e anës tjetër.

Teknologjia ka pasur rrënjët e saja në punët e inxhinierit J. Presper Eckert, i cili zhvilloi sistemin e linjës së vonuar për të përmirësuar radarin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vend të ruajtjes së të dhënave në bitat individual të saj, ato kompresoheshin në valë të zërit dhe dërgoheshin përmes një mediumi që i ngadalësonte ato (më vonë merkuri, e më pas substanca tjera dhe në fund telat). Në fundin tjetër, ato ri-elektrifikoheshin, përpunoheshin dhe pastaj dërgoheshin prapa përmes tubit. Për shkak se ngadalësimi ndodhte në substancën e tubit, me qindra pulse të të dhënave mund të dërgoheshin në një tub të vetëm (tash  mund ta kuptoni edhe emrin linja e vonuar), duke lëvizur kështu para e prapa derisa nevojiteshin.

Ndoshta ky koment mund të shpjegojë në mënyrë më të thjeshtë atë çfarë u tha më lartë

“Nëse e ke të vështirë për të mbajtur në mend gjëra për një kohë të gjatë, dhe rastësisht jetoni në një shpellë, atëherë ju vetëm duhet të bërtisni me të madhe atë çfarë nuk dëshironi ta harroni dhe disa sekonda më vonë ju dëgjoni një jehonë që ju rikujton idenë. Natyrisht, problemi është se me atë jehonë nuk do të gjeni zgjidhje afatgjatë, kështu që ju duhet të bërtisni përsëri secilën herë që dëgjoni jehonën, në mënyrë që ta kujtoni atë që po ju nevojitet brenda disa sekondave. Në rast se arrin ta bësh këtë, atëherë kurrë nuk do ta harrosh idenë tënde”

UNIVAC_1_765420978.jpg

Derisa arritën kompjuterët si 305 RAMAC që të shpalosën memorien e qasjes së rastësishme (RAM-in), makinat sikur UNIVAC I (modeli që po shihni në fotografi), përdorën sisteme të qasjes serike sikurse ajo e memories së linjës së vonuar.

Kjo nënkuptonte se një pjesë e caktuar e të dhënave nuk mund të nxirrej në çfarëdo kohe: ju duhej të prisni derisa të ishte gati. Në rastin konkret, ajo ishte gati kur godiste fundin e tubit për “lexim”. Kjo kërkonte vetëm disa milisekonda, por pavarësisht kësaj fondamentalisht një sistem tjetër kompjuterik, dhe derisa u zhvilluar RAM-i disa vite më vonë, ndjenja jonë moderne në lidhje me memorien e kompjuterike filloi të merrte formë.

Lajmet e fundit>