Ja se si

Si të krijoni edhe ju torrenta

Feb 5 2011
0 Shpërndarje
Si të krijoni edhe ju torrenta

Padyshim që e dini se torrentat burojnë prej pjesëve të ndryshme të botës, dhe në fakt roli juaj në këtë mes është ajo pjesa që quhet “leechers”. Por a mendoni se ka ardhur koha që edhe ju të jeni krijues të torrentëve?

Vetëm përcillni këta hapa dhe ju nuk do të jeni më leechers:

  • Hapni klientin tuaj për torrenta qoftë ai uTorrent, Vuze, Transmision apo BitTorrent
  • File > Create Torrent (apo thjeshtë shtypni butonin “Create” nëse e shihni diku)
  • Zgjidhni burimin e skedarët apo direktoriumin – kjo mund të jetë çkado
  • Tani ju duhet  të gjeni disa ndjekës (trackers). Nëse po bëni një torrent për një indeks privat të torrentave, siguroheni që të përdoret ndjekësi i tij. Përndryshe, vendosni këto gjëra që po i shihni më poshtë në atë pjesën e trackers.
    udp://tracker.publicbt.com:80/announce
    udp://tracker.openbittorrent.com:80/announce
    http://denis.stalker.h3q.com:6969/announce
    http://tracker.torrent.to:2710/announce
  • Nëse dëshironi të shtoni një comment, vetëm përpara! Përfshini emrin, ueb faqen, e-mail adresën apo çfarëdo që dëshironi.
  • Sigurohuni se keni larguar Private Torrent, përndryshe nëse keni të bëni me një torrent privat atëherë lëreni këtë dhe mos e ngacmoni.
  • Klikoni Create – pastaj shtoni torrentin e ri në klientin tuaj dhe filloni me procesin e quajtur “seeding”.

Tani ju sapo krijuat një torrent që mund të shkëmbehet me skedarët mes miqve, shokëve të klasës, shokëve të punës, dhe ju mbetet që të dërgoni një skedarë .torrent dhe t’ju thoni të fillojnë shkarkimin. Me kaq mjafton.

Nëse dëshironi të shkëmbeni torrenta në formë publike, atëherë ju duhet të vendosni një torrent në një indeks si The Pirate Bay. Së pari krijoni një llogari në kuadër të “The Pirate Bay” dhe më pas klikoni “Upload Torrent” – kjo metodë është e njëjta për ngarkim në një faqe private.

Lajmet e fundit>