Vëzhgim

Sidekick Fiasco shfaq nevojën për Mobile Backups

Nov 23 2009
0 Shpërndarje
Sidekick Fiasco shfaq nevojën për Mobile Backups

 (find.pcworld.com/63939) tregon se sa të rëndësishme janë bërë të dhënat në celularë.
Një defekt në shërbimin e ofruesit Sidekick, Danger (një degë e Microsoft-it), në muajin tetor i ka shkaktuar kompanisë humbjen e të dhënave të konsumatorëve. Microsoft-i megjithatë ka qenë në gjendje që t’i rikthejë këto të dhëna disa ditë më vonë. “Përderisa ky ishte faji i kompanisë, disa njerëz marrin masa paraprake për të ruajtur të dhënat në telefonat e tyre personalë”, thotë Nick Jones, nënkryetar në firmën për hulumtimin e  tregut, Gartner. “Me të vërtetë një smartphone duhet trajtuar si një PC dhe duhet të jesh i përgatitur t’u bësh backup informacioneve rregullisht”, thotë Jones. Si prodhuesit e telefonave ashtu edhe operatorë e kanë parë nevojën për shërbime backup-i dhe kanë filluar të ofrojnë një numër të këtyre shërbimeve, mirëpo përdoruesit i kanë injoruar ato, sipas Jones. “Do të ndihmonte shumë nëse prodhuesit e telefonave fillojnë të ndërtojnë lidhje më të mira të PC-ve”, thotë Carolina Milanesi, drejtoreshë hulumtuese në Gartner. “Shumica e njerëzve nuk u bëjnë backup të dhënave të tyre sepse është një gjë shumë e rëndë”, thotë ajo.
Një kapje e shërbimeve backup të mobilëve: ata mund të bëhen një mënyrë për bartësit dhe përdoruesit dhe të rrisin besueshmërinë, sipas CCS-së së Insight, Paolo Pescatore. Ai vë në dukje që përderisa një përdorues ruan një sasi të madhe informacionesh në një operator të caktuar, do ta ketë të vështirë të kalojë në një operator tjetër.

Lajmet e fundit>