Harduer

Sigfox dhe Louis Vuitton bashkëpunojnë për gjurmuesin inteligjent të çantave

Apr 4 2018
0 Shpërndarje
Pajisja gjurmuese është e para që përfshin shërbimin e Sigfox të quajtur Monarch i cili lejon pajisjet të lidhen me njëra tjetrën në çdo cep të botës duke përdorur standartet e radiofrekuencave. Sigfox dhe Louis Vuitton bashkëpunojnë për gjurmuesin inteligjent të çantave

Sigfox, kompania lider në ofrimin e shërbimeve Internet of Things së bashku me Louis Vuitton, pordhuesi i famshëm i çantave luksoze kanë njoftuar lancimin e një valixheje e cila përdor tekonologjinë e Sigfox.

E diponueshme për një koleksion të veçantë të modeleve Louis Vuitton Horizon, u lejon pasagjerëve të gjurmojnë valixhen e tyre nëpër aeroportet e mëdha, edhe gjatë fluturimeve në shtete të ndryshme.

Pajisja gjurmuese është e para që përfshin shërbimin e Sigfox të quajtur Monarch i cili lejon pajisjet të lidhen me njëra tjetrën në çdo cep të botës duke përdorur standartet e radiofrekuencave.

Gjurmimi i aksesorëve të ndryshëm është një nga çështjet më të diskutuara në industrinë e IoT dhe sistemi Monarch ofron një risi në lidhje me këtë process të bazuar në teknologji mjaft të sofistikuar dhe një eficencë në kosto si edhe konsum të pakët energjie.

Ofrohet si një pajisje e atashuar tek valixhja ku mund të vendoset lehtësisht në një xhep të vogël dhe ka një bateri jeta e së cilës mund të zgjasë deri në 6 muaj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>