Lajmet

Signal editon e-mail-et në inboxin tuaj Gmail

Dec 26 2013
0 Shpërndarje
Signal editon e-mail-et në inboxin tuaj Gmail

ku-xlargeChrome: Signal është një shtojcë e re për Chrome që iu mundëson të editoni porosi në inbox-in tuaj në Gmail, duke ju ofruar opsionin që të fshini pjesët e padëshiruara ose të vini në pah gjërat e rëndësishme.

Sapo ta instaloni shtojcën, ju do të merrni tre butona të rinj në shiritin tuaj me mjete në Gmail: Edit, Highlight, Restore. I pari iu mundëson të ndryshoni çfarëdo teksti në pjesën e porosisë, duke përfshirë linjën e subjektit, por nuk mund të ndryshoni hollësitë si dërguesi, kohën, etj.

Ngjashëm, Highlight iu mundëson të zgjidhni dhe theksoni çfarëdo teksti në trupin e mesazhit. Nëse dëshironi të shihni porosinë origjinale, klikoni Restore; dhe për të shkuar prapa tek porosia juaj e edituar, klikojeni sërish atë.

Sipas uebfaqes së Signal ndryshimet e bëra në porosi pasqyrohen në listimin tuaj të zakonshëm në Inbox, por kjo ndonjëherë edhe mund të mos ju ndodhë.

Shtojca është mjaft e dobishme për të ju ndihmuar në larigimin e pjesëve të panevojshme të tekstit në çfarëdo e-mail-i dhe të dini hollësitë, kështu që mund t’i referoheni atij në të ardhmen pa pasur nevojë që të kërkoni më vonë nën ankth për gjërat me rëndësi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>