Lajmet

“Siguri Online”, aktivitet për promovimin dhe edukimin e një shoqërie dixhitale të sigurtë

Oct 24 2014
0 Shpërndarje
“Siguri Online”, aktivitet për promovimin dhe edukimin e një shoqërie dixhitale të sigurtë

big_okkcoverMinistri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT) organizuan sot aktivitetin “Siguri Online” në kuadër të muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit të sigurisë kibernetike. Aktiviteti, i cili mblodhi së bashku ekspertë të informatikës dhe teknologjisë, kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit, edukimit si dhe të promovimit të një shoqërie dixhitale të sigurtë.

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike së bashku me ALCIRT mblodhën në një panel përfaqësues të AKCE, AKEP, AKSHI, Policisë së Shtetit, organizata si World Vision etj. ALCIRT, e cila në punën e saj ka si objekt identifikimin, parashikimin dhe marrjen e masave për mbrojtjen ndaj kërcënimeve apo sulmeve kompjuterike, në përputhje me legjislacionin në fuqi ishte iniciuesi i këtij aktiviteti.

I frymëzuar nga eksperienca ndërkombëtare si dhe i mbështetur nga një fushatë e cila zgjati gjatë gjithë muajit tetor nën siglën “Siguri Online”, aktiviteti erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe synon promovimin e përdorimin të sigurt të internetit për të gjithë përdoruesit; përfshirjen e palëve të interesuara: sektorin publik, privat, akademinë, organizata startup-esh, të rinjtë, etj.

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito në fjalën e saj në këtë aktivitet u shpreh: “ALCIRT është agjencia që është krijuar për të ndihmuar, për të ndërgjegjësuar, dhe organizuar punën në sektorin publik dhe në sektorin privat. Kjo është e rëndësishmja pra t’iu japë të gjithë ndihmën në kuadrin e mbrojtjes për sigurinë kibernetike në Shqipëri. Dua ta përgëzojë për këtë rol që ka luajtur në këtë vit të parë, megjithëse me pak mjete në dispozicion por me shumë vullnet dhe përkushtim ka arritur ta çojë punën përpara në shumë gjëra dhe organizimi i këtij muaji është një nga provat për këtë”. (PCWorld Aalbanian)

Lajmet e fundit>