Lajmet

Siguria biometrike e testuar nga banka angleze përdorur fjalëkalimin zanor

May 13 2013
0 Shpërndarje
Siguria biometrike e testuar nga banka angleze përdorur fjalëkalimin zanor

Barclays Wealth & Investment Management po përdor shpikjen biomentrike të zërit FreeSpeech të krijuar nga Nuance për të konfirmuar dhe identifikuar automatikisht konsumatorët, në vend të përdorimit të pyetjeve të sigurisë që varen nga aftësia e konsumatorit për të mbajtur mend një numër të ndryshëm detajesh.

Pyetjet e sigurisë shpesh mund të jenë të bezdisura e mund t’iu marrin shumë kohë konsumatorëve.

Tani kur konsumatorët të mundohen të aksesojnë llogarinë e tyre te Barclay, ato do përballen me një bisedë 20-30 sekonda me një agjent të shërbimit dhe gjatë asaj kohe Nuance Free Speech do të krahasojë zërin e konsumatorit me bazën.

Mjeti në mënyrë të kujdesshme sinjalizon Barclay nëse identiteti i konsumatorit është verifikuar apo jo. Nëse nuk verifikohet nga sistemi agjenti i Barclay mund të kalojë në procesin e autentifikimit tradicionalë.

“Në këtë ambient konkurrues ne duhet të sigurojmë që nevojat e klientit për qëndrueshmëri dhe aksesim të thjeshtë të jenë efektive balancuar me sigurinë e duhur”, tha Matt Smallman, zyrtar në Barclays Wealth dhe Investment Management.

“Teknologjia biometrike e nuancave të zërit po luan një rol vital në krijimin e projektit tonë për transformimin e shërbimit të klientit në një sukses të vërtetë. Si kolegët dhe konsumatorët tanë e pëlqejnë faktin e rritjes së sigurisë dhe bindshmërisë në të njëjtin kohë”.

Që nga prezantimi, më shumë se 84% e konsumatorëve të Barclay kanë tentuar ta përdorin këtë teknologji, me 95% të këtyre konsumatorëve që janë verifikuar në mënyrë të suksesshme nga sistemi. (PCWorld Albanian)

fjalkalimi zanor

Lajmet e fundit>