Blog

Siguria e aeroplanmbajtëses Britanike HMS Mbretëresha Elizabet “në dorë” të Windows XP-së

Jul 5 2017
0 Shpërndarje
Aeroplanmbajtësja 3.5 miliard dollarëshe funksionon me të njëjtin softuer i cili ekspozoi mijëra kompjutera në mbarë botën gjatë sulmit WannCry. Siguria e aeroplanmbajtëses Britanike HMS Mbretëresha Elizabet “në dorë” të Windows XP-së Photo Source: EPA

Ditët e fundit qarkulluan zëra se aeroplanmbajtësja Britanike HMS Mbretëresha Elizabet rrezikohet nga sulme kibernetike si rezultat i përdorimit të Microsoft Windows XP.

Aeroplanmbajtësja 3.5 miliard dollarëshe funksionon me të njëjtin softuer i cili ekspozoi mijëra kompjutera në mbarë botën gjatë sulmit WannaCry.

Raportohet se ekranet brenda mjetit lundrues shfaqën Microsoft Windows XP – copyright 1985 deri 2001. Megjithatë Sekretari Britanik i Mbrojtjes shprehej se sistemet e anijeve janë të sigurta nga.

Muajin e kaluar 300,000 kompjutera në 150 vende të botës u prekën nga WannaCry. Windows XP nuk mbështet më nga Microsoft, të paktën që nga Prilli i 2014-ës, që do thotë se nuk merr më përditësime sigurie për hakimet e reja që zbulohen.

Sistemet kompjuterike të anijes 65,000 tonëshe pritet të përditësohen vetëm dekadën e ardhshme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>