Blog

Siguria Kibernetike lëndë mësimore në shkollat Britanike

Feb 13 2017
0 Shpërndarje
Siguria Kibernetike lëndë mësimore në shkollat Britanike

Fëmijëve të shkollave në Britani do tu jepet një lëndë e veçantë, ajo e sigurisë kibernetike. Plot 5,700 nxënës nga mosha 14 vjeç e më lart do të shpenzojnë katër orë në javë me këtë projekt pilot 5 vjeçar.

Kurrikula do të jetë e disponueshme që nga muaji Shtator ku nxënësit do të përballen me sfida reale. Kjo nismë e qeverisë Britanike erdhi pas paralajmërimit të autoriteteve vendase rreth mungesës së lartë të burimeve njerëzore të kualifikuara në këtë drejtim.

Siguria kibernetike është një prej industrive teknologjike me rritjen më të shpejtë ku në Britani ky treg numëron 58,000 ekspertë. Janë vënë në dispozicion 20 milion paund të cilat do të garantojnë mbarëvajtjen e projektit.

Qeveria e këtij vendi ka filluar tashmë të financojë në këtë drejtim në universitetet dhe vendet e punës për studentët që premtojnë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>