Lajmet

Siguria në blerjen e produkteve të gjeneratës së parë

Oct 30 2008
0 Shpërndarje
Siguria në blerjen e produkteve të gjeneratës së parë

Në atë kohë fjala “Njerëzit e mençur presin për të blerë” ishte një refren që sillej nëpër internet, gjë që kishte edhe kuptim duke pasur parasysh frikën nga defektet në harduer dhe nga reklamat e thata që disi si me zor të urdhëronin “Ec, ec, blej një produkt të ri”.

Por tani gjërat kanë ndryshuar.

Prodhimi: çdo ditë më i mirë

Nëse bëhet fjalë për një pajisje të ndërtuar nga një bllok i vetëm alumini apo për procesorë më efikasë dhe të besueshëm, për platforma lojërash (game-console), një gjë mund të themi me besim të plotë: prodhimi çdo ditë po bëhet më i mirë. Mark Kotkin, udhëheq i Kërkimin e Raportit të Konsumatorëve, thekson se në përgjithësi, besueshmëria është rritur dhe frekuenca e riparimeve është në shkallën më të ulët të parë ndonjëherë nga prodhuesit kryesorë. Në departamentin e riparimeve, dy prej produkteve elektronike më pak problematike, janë LCD-të dhe ekranet e rrafshëta Plasma, të cilat janë edhe dy tipe të reja prodhimi.
Thënë më thjeshtë, kompanitë kanë nxitje të shkëlqyer për ta bërë procesin e prodhimit sa më të mirë, por që në fakt nuk janë iniciativa të lidhura drejtpërsëdrejti me kënaqësinë e konsumatorit. Nëse prodhimi është më i thjeshtë dhe kemi të bëjmë me kontroll më të madh të kualitetit, atëherë më shumë produkt do të dalë nga “furra magjike” dhe do të kemi rastin të shohim reduktimin e humbjeve dhe uljen e kostos, që realisht nënkupton më shumë përfitim. Kjo nuk është ndonjë befasi, pasi prodhimi po bëhet më i mirë, duke ndjekur edhe avancimin e teknologjisë, e cila çdo ditë po ecën përpara. Ndërsa në anën tjetër nuk bën të lemë anash faktorin e iniciativës financiare, sidomos në rastet kur qarkullimi i të hyrave është i ulët.

Rifreskimet e programeve janë më të shpeshta se kurrë më parë
Kanë ikur ato ditë kur çdo pajisje elektronike shtëpiake ofrohej me një bashkësi tjetër të pjesëve themelore. Sot, pajisjet tona janë më të definuara nga softueri brenda harduerit. Derisa sasia e arnimeve të firmware apo rifreskimet e sistemit operativ nuk do të kenë ndikim në ndonjë pjesë milimetrike të GPU-së apo në një dritë mbështjellëse të laptopit, ato kanë një ndikim të rëndësishëm në ofrimin e përmirësimeve në këtë fushë. Edhe përdoruesit amatorë e dinë që kur arrijnë në një situatë të caktuar, për të përmirësuar performancën e HDMI-së, duhet të vendosin një flash disk në TV-të e tyre ose kemi rastin tjetër, kur me padurim shkarkojnë azhurnime të reja në platformat e tyre duke shpresuar për një arnim të ri apo veçori të reja pa pagesë.

Sot, si shembull interesant kemi Apple, e cila mund të kontrollojë azhurnimet e GeForce 9400M (që gjendet tek MacBook e rinj) duke ofruar përkrahje për Dual GPU, deri në 8GB RAM, ndërrim të shpejtë mes GPU-ve, etj.

Apo kemi rastin edhe me disa celularë që tani pranojnë azhurnime drejtpërdrejt nga rrjeti. Celulari nga Google, G1, ende nuk ishte lëshuar zyrtarisht kur patëm rastin të shohim azhurnimin e parë OTA dhe shumë shpejt pasi që u shpalos me Kod të Hapur (Open Source), vrimat në Android po mbusheshin dhe po arnoheshin nga zhvilluesit e jashtëm.

Microsoft gjithashtu shfaqi të njëjtin trend pozitiv me azhurnimet për Zune, të cilat mundësuan përmirësimin e tërë linjës së prodhimit, ndërsa azhurnimi më i fundit ofron edhe një sistem që rekomandon një këngë, gjë që nuk mund ta gjeni tek iPod.

Por kini kujdes sepse azhurnimet softuerike nuk janë gjithmonë të mira. Si shembull më të mirë mund ti përmendim azhurnimet e fundit në firmware të iPhone dhe Playstation. Tek iPhone azhurnimi 2.0.2 me një fjalë “mbyti” telefonimin përmes 3G-së, ndërsa tek Playstation 3, azhurnimi 2.4 shfaqi disa probleme me sinkronizimin e kontrollerit SIXAXIS. Megjithatë e prishura në softuer mund të rregullohet me softuer dhe në rastin e lëshimeve të mëdha, zakonisht arnimet paraqiten shumë shpejt.

Ankesat përmes internetit mund të kenë sukses

Është mjaft e vështirë që të krijohen një milion produktet të njëjta dhe që të gjitha të jenë pa defekt. Edhe pse Apple thekson se procesi i “Brick” është aq i thjeshtë sa që “mund të arrijnë suksesin e njejtë çdo herë”, më duhet t’ju them se çdo herë do të ketë anomali (Në fund të fundit, njerëz jemi.). Dell
Çfarë po dua të them është ajo se nëse ankohemi mbi defektet në produkte duke shfrytëzuar internetin realisht do të fitojmë rezultat, dhe shumica e kompanive të rëndësishme po ndryshojnë strategjitë e tyre për shkak të kësaj. Jo shumë kohë më parë, kompania e njohur si me marrëdhënie të dobëta me konsumatorin (DELL), ishte detyruar që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm pasi që përgjigja e ndrojtur apo më mirë thënë përgjigja joekzistente po kërcënonte ndalimin e tërësishëm të shitjes. Kundërpërgjigja? Ata krijuan një blog të quajtur Direct2Dell dhe një ueb faqe për përkrahje teknike, IdeaStorm. Sot, kur në ballinën e ueb faqes paraqitet ndonjë rast me probleme harduerike (jetëgjatësi e dobët e baterisë, probleme me 3G e kështu me radhë), brenda disa ditëve menjëherë paraqitet një azhurnim për firmuare apo një lajmërim.
Me një fjalë kompanitë po mësojnë nj leksion të rëndësishëm: Kur keni me mijëra klientë të zemëruar mbi produktin tuaj, atëherë hardueri juaj nuk është i mirë!
E për fat të keq më duhet të shtojë diçka këtu. Kompania Sharp e cila shet disa TV fantastikë, ka një sjellje vërtetë armiqësore me konsumatorë. Kufijtë e servisimit janë kriminal dhe në momentin që ju kërkoni ndonjë përgjigje nga ta, vetëm do të silleni rreth e rreth dhe në fund nuk do të arrini të merrni asgjë.

Edhe nëse pritni, mund të “befasoheni”!

Pika e parë këtu nuk është ndonjë risi (prodhimi teknologjik është më i besueshëm se që ka qenë ndonjëherë). Por ndoshta tani gjersa po lexoni këtë artikull po mendoni për rastin kur Nvidia tërhoqi GPU-të nga tregu. Mendoj që duhet të pajtohem me ju. Por gjëja më e çuditshme mbi këtë produkt është se defekti ka qenë i pranishëm për një kohë mjaft të gjatë në fazat e prodhimit, derisa është zbuluar më vonesë. E rezultatin mund ta paramendoni edhe vetë pasi që kjo ka pasur ndikim mbi çdo gjë duke filluar nga laptopët e DELL e deri tek ata MacBook Pro, produkte të cilat i qëndruan kohës testuese. Në këto raste, kur një komponentë e përdorimit të gjerë ka një defekt, pritja për një rifreskim të produktit nuk do ju shpëtoj nga telashet.

Reputacioni ka ndikim.

Me një produkt që i përket gjeneratës së parë të linjës së vetë mund ti përmirësoni shanset e juaja duke vepruar në mënyrë të mençur. Të mësoni nga kush po bleni. Gjersa kjo teoremë mund të aplikohet me siguri të plotë në produktet e Dell dhe Apple, blerja e produkteve të reja nga dikush që kah reputacion më të dobët mund të jetë diçka që duhet ta mendoni dy herë.

Sidoqoftë nuk do të thotë se duhet të pajtoheni me mua, sepse ka shumë njerëz që janë besnik të hapave të tyre që i kanë përcjellë deri me sot. Në këtë rast mund ta përmendi edhe një mik nga unë i cili një herë më patë thënë se produktet e gjeneratës së dytë kanë gjithmonë përmirësime dhe veçori më të mira të cilat, të bëjnë ti biesh “pishman” vetit për blerjen e hershme.

Çfarë ua merr mendja juve a duhet apo nuk duhet të presim për blerje të reja?

Lajmet e fundit>