Biznes

Sigurohuni që po u përgjigjeni gjithë mesazheve të ardhura në Inbox

Aug 12 2008
0 Shpërndarje
Sigurohuni që po u përgjigjeni gjithë mesazheve të ardhura në Inbox

Por, a jeni të sigurt që të gjitha pyetjet e dërguara në adresat e-mail e ndara kanë marrë përgjigje në të njëjtën mënyrë? Nga ana tjetër, si t’i parandaloni punonjësit që të mos shpenzojnë kot kohën e tyre, pa përmendur pjesën më të rëndësishme, që keni lënë një përshtypje të keqe tek klienti, duke iu dhënë përgjigje të gabuara njerëzve në pyetjet që ju dërgojnë? Programi PaloAlto, një shërbim i ri Email Center Pro (www.emailcenterpro.com) mund t’ju ndihmojë ju dhe nëpunësit tuaj në lidhje me pyetjet që merrni nga klientët apo partnerët.

Nuk është një sistem i plotë i shërbimeve e-mail, por punon njëkohësisht me shërbimet tuaja ekzistuese, për t’u siguruar se stafi nuk ka harruar diçka pa përmendur apo bashkangjitur në përgjigjen e një mesazhi. Që të hyni në ECP dhe të krijoni një apo më shumë inbox, ju duhen vetëm disa minuta. ECP ia lë në kujtesë kanalin tuaj të mesazheve tek ky shërbim, duke organizuar korrigjuesin POP nga inbox në një vendndodhje specifi ke, për shembull [email protected] com. Por nëse preferoni, mund që t’i përcillni mesazhet tuaj në ECP sapo të arrijnë, apo vetëm duke ju njoftuar në kutinë postare, Duke përdorur këtë shteg do të keni një adresë e-mail pak të tejzgjatur. Shembull: [email protected] ).

Organizimi i pushimit

Gjithashtu mund të përdorni Email Center Pro për inbox privat, por kjo nënkupton se mesazhet e zotëruesit të llogarisë nuk do të jenë më private. Kur punëtori është i sëmurë apo është në pushime, nëse përkohësisht drejton postën e tij në ECP, mund të sigurohetse atyre mesazheve të dërguara i është përgjigjur dikush. Gjithashtu, për të krijuar një shënim më të kompletuar mund t’i drejtoni mesazhet me përmbajtje private te llogaria private qënuk menaxhohet nga shërbimi. Mund t’i shikoni dhe kërkoni të gjitha mesazhet në llogaritë ECP dhe mund t’i konfiguroni që shërbimi t’u dërgojë një e-mail konfirmues tek anëtarët e grupit, që janë përgjegjës për kthimin e përgjigjeve. Gjithashtu, keni mundësi të kontrolloni se sa kohë ka mbetur një mesazh pa përgjigje apo mund t’i bashkëngjitni një shënim, duke e konsideruar atë e-mail për nevoja të tjera. Menyja lëvizëse ju lejon të shënoni një mesazh apo grup të mesazheve për dërgim tek ndonjë person i veçuar. Me alternativat e ofruara mund të përdorni edhe dosjen e shpejtë për t’i organizuar mesazhet duke i filtruar, varësisht nga kriteret e përzgjedhura, si për shembull, mesazhet e pranuara vetëm nga ju.

Një redaktor ju mundëson të krijoni mesazhe shabllone të veçanta, që kursejnë kohën dhe ndihmojnë kur duhet t’i përgjigjeni ndokujt me përpikëri të lartë. ECP përdor SpamAssasin si fi ltrues antispam, mesazhet spam të pranuara, nuk llogariten në kuotën tuaj mujore të mesazheve. Një tjetër gjë që mund ta keni në postën tuaj elektronike është edhe shtesa me përkrahje prej 1GB, që pranon 250 mesazhe në muaj dhe i përshtatet 5 përdoruesve me dy kuti (inbox). Çmimi fillestar fi llon nga 19$ në muaj për 5GB hapësirë, 2500 mesazhe e-mail, përdorues të pakufi zuar, disa inbox dhe shërbimin e kopjes rezervë. Shërbimi më i shtrenjtë është 149$ për muaj me 30 GB hapësirë, 15.000 mesazhe me përkrahje SSL të siguruar dhe numër të pakufi zuar të përdoruesve dhe kutive. ECP nuk është e vetmja mënyrë për të menaxhuar postën e përbashkët elektronike, por e bën më të lehtë qasjen te sistemi juaj ekzistues. Lexuesit e PCWorld mund të kenë akses pa pagesë për tre muaj, në versionin provues, vetëm duke dhënë kodin pcworld08 në kutinë e kodit gjatë hyrjes.

Lajmet e fundit>