Ja se si

Siguroni llogarinë tuaj në Twitter me Bitdefender Safego

Sep 1 2011
0 Shpërndarje
Siguroni llogarinë tuaj në Twitter me Bitdefender Safego

Bitdefender ka ardhur me një aplikacion online – Safego për Twitter që ua mundëson mbrojtjen e llogarisë personale kundër sulmeve të këtilla. Ai skanon llogaritë e përdoruesve dhe gjen spamin, mashtrimet dhe rreziqet elektronike, derisa edhe përdoruesit paralajmërohen për rrezikun e tyre për informatat personale.

Për të filluar përdorimin e këtij aplikacioni, klikoni në këtë lidhje dhe pastaj autorizojeni aplikacionin që të qaset në llogarinë tuaj në Twitter. Sapo të jetë autorizuar, ai skanon llogarinë tuaj dhe ju informon për ndonjë lloj kërcënimi. Ju gjithashtu mund ta përdorni këtë shërbim për të skanuar ndonjë përdorues nëse ka ndonjë mashtrim të mundshëm.

Ai përdor kodin e mëposhtëm për të vlerësuar ashpërsinë e një kërcënimi:

 –E kuqe: Llogari tepër e dyshimtë. Llogaritë zakonisht marrin një flamur të kuq pasi që vlerëohen si shpërndarës të sulmeve keqdashëse, spamit apo ndonjë gjëje të dëmshme.

          E verdhë: Kërcënim i moderuar. Derisa nuk janë të nevojshëm botat që bëjnë spam, llogaritë e vlerësuara me këtë ngjyrë tërheqin përcjellësit duke përdorur mekanizma që mund të shihen si spamues ose bezdisës nga përdorues të caktuar.

          –E hirtë: Rrezik i vogël. Flamuri i hirtë paraqet që asnjë porosi nuk është dërguar nga llogaria në fjalë për 30 ditët e kaluara. Nëse mbajtësi i llogarisë është i panjohur për ju, kjo mund të rris dyshimet për qëllimet e llogarisë.

          –E gjelbër: Nuk ka rrezik.

     Safego do të dërgojë një porosi direkte në rast të gjetjes së ndonjë rreziku dhe për këtë ju duhet të përcjellni llogarinë e tyre dhe tërë procesi është i automatizuar. Ju gjithashtu mund ta vendosni atë që të kontrollohen porositë tuaja direkte./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>