Lajmet

Siguroni telefonatat tuaja nëpërmjet aplikacionit kodues Signal

Aug 1 2014
0 Shpërndarje
Siguroni telefonatat tuaja nëpërmjet aplikacionit kodues Signal

gsmarena_001 (1)Kohët e fundit, anembanë botës, është përfolur shumë për qeveri të ndryshme, sidomos ajo amerikane, mbi përgjimet që ata kanë kryer tek qytetarët e saj. Që prej asaj kohe shumë programues të ndryshëm janë munduar të zhvillojnë aplikacione që mbrojnë telefonatat tuaja.

Kompania OpenWhisper Systems ka prezantuar aplikacionin e saj enkriptues të quajtur Signal. Ky aplikacion kodon të gjithë bisedën tuaj nëpërmjet shërbimit të internetit nga Amazon duke ndryshuar të dhënat që jep karta juaj, pa nevojën e ndryshimit të numrit.

Zhvilluesit e aplikacionit gjithashtu kanë filluar një projekt të hapur, ku çdokush mund të bashkohet dhe të kontribuojë. Skuadra e zhvilluesve të aplikacionit gjithashtu do të mundohet të krijojë aplikacione që fshehin dhe i bëjnë të paarritshme mesazhet që ju dërgoni. Aplikacioni Signal është i përdorshëm vetëm në smartfonët iPhone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>