Harduer

SIM kartelat kanë filluar të arrijnë te operatorët për iPhone të ri

Sep 9 2012
0 Shpërndarje
SIM kartelat kanë filluar të arrijnë te operatorët për iPhone të ri

Në prag të prezantimit të iPhone-it të gjeneratës së gjashtë i cili do të duhej të dal në shumicën e tregjeve me 21 shtator, në depotë e operatorëve kanë filluar të arrijnë nano SIM kartelat më të reja, thuhet në një njoftim nga T-Mobile gjerman.

Për dallim nga micro SIM kartelat e deritashme të cilat kanë dimension 12.3 x 12 x 0.76 mm, nano SIM kartelat kane dimension 12.3 x 8.8 x 0.67 mm.

Nuk ka dyshime se edhe prodhuesit tjerë së shpejti do të ndjekin këtë trend sepse nano SIM është standard i aprovuar nga ana e ETSI (Instituti Evropian për Standarde Telekomunikuese).

Pra, për shkak të ruajtjes së disa milimetrave të vendit brenda në telefon, përsëri do t’i ndërrojmë SIM kartelat dhe do të blejmë adapterë tjerë, njëjtë sikurse shumica që kanë ndryshuar mini SIM kartelat e vjetra me micro SIM.

Ne vetëm mund të presim dhe të pyesim se çfarë na pret pas një viti duke parë ndryshimet e shumta që po ndodhin në botën e teknologjisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>