Siguri

“Sim-to-Sim’ goditet nga Policia e Kosovës

Dec 9 2010
0 Shpërndarje
“Sim-to-Sim’ goditet nga Policia e Kosovës

Sipas raporteve të para nga medie të ndryshme dhe zyrtarë të Policisë, aksioni ka rezultuar me më shumë se 26 persona të arrestuar për krime sim2sim. Në mes tjerash thuhet se në veprat kriminale janë gjetur si të përfshirë edhe disa shtetas të huaj, me përkatësi gjermane, shqiptaro-amerikane, pastaj persona nga Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia dhe Austria.

Deri afër mesditës të së enjtes, janë konfirmuar kontrollimet e më se 30 lokacioneve të ndryshme në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan dhe Pejë, me ç’rast janë konfiskuar pajisje të ndryshme të teknologjisë informative, si dhe gjëra të tjera që dyshohen se janë përdorur për të mundësuar aktivitetin e kundërligjshëm “Sim to Sim”.

Sipas Policisë së Kosovës, aksioni duket se ka rezultuar pas hetimeve disamujore të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.  “Në këtë operacion, që është në zhvillim e sipër, janë angazhuar mbi 140 zyrtarë policorë, përfshirë edhe ata nga njësitet e specializuara të PK-së, si: Forensika, Teknologjia Informative, Njësitet Speciale Operative etj”, thuhet në komunikatën e lëshuar prej Policisë së Kosovës.

Lajmet e fundit>