Lajmet

SimpleNote vjen në Android, ofron sinkronizim të shpejt të shënimeve

Sep 12 2013
0 Shpërndarje
SimpleNote vjen në Android, ofron sinkronizim të shpejt të shënimeve

Android (4.0+): Simplenote, që është një aplikacion mjaft i mirë për të marrë dhe sinkronizuar shënime për iPhone, është duke përditësuar të gjitha shërbimet e veta, dhe po lëshet një aplikacion zyrtar për telefonët dhe tabletët me Android.

Aplikacioni ofron shpejtësi dhe thjeshtësi që mund të prisni nga Simplenote, së bashku me kërkimin dhe sinkronizimin që nuk vërehet edhe aq.

Nëse tashmë jeni përdorues i Simplenote, vetëm kyçni për të parë shënimet e juaja. Nëse nuk jeni, ju mund të regjistroheni nga aplikacioni.

Nëse nuk jeni të familjarizuar me shërbimin, qëllimi i Simplenote është që të ju ofrojë një rrugë për të krijuar shënime sa më thjesht dhe lehtë që të jetë e mundur përgjatë pajisjeve të ndryshme.

Është një rrugë e shkëlqyer për të marrë shënime në takime, klasë ose diku tjetër që ndodheni në telefonin tuaj me Android, me iOS, Kindle, ose në ueb. Ju mund t’i shkruani shënimet aq shkurt ose aq gjatë sa dëshironi, t’i kërkoni me fjalë kyçe, t’i organizoni me etiketa, t’i filtroni ato që nuk dëshironi t’i shihni dhe më tepër.

Ju mund të mos e përdorni këtë aplikacion për të marrë shënime, por ju thjesht mund të përdorni Google Keep, Evernote dhe shumë sfidues të vetë, ose thjesht një skedar teksti të ruajtur në Dropbox.

Pa marrë parasysh, nëse jeni një dashamirës i Simplenote, ky është lajm i mirë. Klikoni këtu për ta provuar. (PCWorld Albanian)

SimpleNote

Tags >

android
Lajmet e fundit>