Softuer

Sims 3 në vjeshtë gati për Xbox 360, PS3, Wii dhe DS

Apr 28 2010
0 Shpërndarje
Sims 3 në vjeshtë gati për Xbox 360, PS3, Wii dhe DS

EA sapo ka shpalosur detajet se do të lansojë një ojë Sims 3 për të gjitha konzolat kryesore Xbox 360, PS3, Wii dhe DS, në vjeshtë të këtij viti.

Lojërat për konzola do të përcjellin të njëjtin stil sikurse version origjinal për PC, por do të kenë edhe veçoritë e tyre unike. Për shembull: “Karma Powers (fuqitë karma)” ju lejon që të ndihmon simsin tuaj që të bëhet “fatlum”, fitoni “instant beauty (bukuri e menjëhershme)” apo madje mund të mallkoheni edhe me një “epic fail (dështim epik)”. Veçori tjera përfshijnë integrimin me Facebook dhe aftësinë për të shkëmbyer kreacionet e lojtarëve edhe në PS3 e edhe në Xbox 360.

Versioni Wii Sims 3 do të ketë një qytet të ri dhe ekskluziv pranë plazhit me banesat e saja unike, tregimet, karrierat dhe dëshirat jetësore. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje që të garoni kokë më kokë me një mik në modusin e ri të luajtjes “Life Moments”, të fitoni shpërblime dhe të shtoni aftësinë për të ndjekur disa detyra interesante të përcjella me aventura.

Versioni DS, për krahasim do të fitojë një veçori “që nuk është parë asnjëherë deri më tani” ku lojtarët mund të përdorin stylusin e pajisjes së tyre për të ndërtuar shtëpitë e simsave të tyre me vegla, muri dhe shtresa të vizatuara dhe virtualisht mund të vizatojnë çdo gjë prej objekteve e teksturave e deri tek detajet më të imëta

Lajmet e fundit>