Harduer

Simulatori i Toyota ndihmon shoferët të përqendrohen në rrugë

Jan 16 2015
0 Shpërndarje
Simulatori i Toyota ndihmon shoferët të përqendrohen në rrugë

toyota-teendrive365-oculus-riftTë gjithë jemi të ndërgjegjshëm që ngarja e makinës në mënyrë të shpërqendruar është diçka e rrezikshme dhe ligjet e ndryshme detyrohen që ta parandalojnë këtë gjë, por vetëm disa ligje nuk mjaftojnë që rrezikshmëria të bjerë.

Për këtë arsye kompania Toyota mendon që ka gjetur një zgjidhje. Kjo iniciativë edukative e Toyota përfshin një simulator virtual realiteti Oculus Rift e cila i vë si të rriturit ashtu edhe adoleshentët përballë një sfide: të mbajnë sytë të përqendruar vetëm në rrugë, pavarësisht një turme shpërqendrimesh duke filluar nga tekst mesazhet e deri tek shokët e zhurmshëm në sediljet e pasme.

Kjo pajisje do të jetë e disponueshme për tu provuar falas ne destinacionet e turit TeenDrive365 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, turne i cili fillon në datë 15 janar në Boston tek New England International Auto Show, dhe do të vijojë në vendet e tjera të mëdha si Chicago, Dallas, New York dhe Washington DC. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>