Lajmet

Simuluesi i SO-së Firefox shton veçorinë komerciale për zhvilluesit e aplikacioneve

Jul 15 2013
0 Shpërndarje
Simuluesi i SO-së Firefox shton veçorinë komerciale për zhvilluesit e aplikacioneve

Simuluesi i fundit për sistemin e ardhshëm operativ Firefox është synuar që të kënaqë zhvilluesit që planifikojnë të shesin aplikacione.

Firefox Simulator 4.0, i lëshuar gjatë të enjtes, “është një ndihmë për ata zhvillues që duan të bëjnë para duke e përdorur aplikacionin e tyre në treg,” shkroi Angelina Fabbro, që është evangjelistja e teknologjisë për Mozilla-n.

Simuluesi është një ambient testues për sistemin e ardhshëm operativ Firefox, që është i bazuar në Linux për pajisjet mobile i dizajnuar me integrim të shtrënguar me internetin duke përdorur standardet e hapura të uebit si HTML5.

Pajisjet e para erdhën në treg më herët këtë muaj në Spanjë nga operatori Telefonica, kurse Deutsche Telekom në Poloni pritet të lëshojë së shpejti pajisjet. Sistemi operativ Firefox është një sfidues i ri në një treg të kryesuar nga sistemet iOS dhe Android dhe është duke kërkuar që të konkurrojë me telefonë me performancë të lartë dhe me çmim të ulët.

Integrimi i fundit i simulatorit iu mundëson zhvilluesve që të testojnë se si dëftesat dërgohen për aplikacionet e tyre nga tregu i Mozilla-s, ku aplikacionet për sistemin operativ mobil do të shiten.

“Kështu ju mund të testoni verifikimin e dëftesave me lloje të ndryshme të tyre të cilat mund t’i kërkoni të vlefshme, jo të vlefshme, dhe të shpërblyera,” shkroi Fabbro. (PCWorld Albanian)

firefox os

Lajmet e fundit>