Blog

Singapori, vendi pa çeqe dhe cash

Jul 22 2018
0 Shpërndarje
Singapori po përpiqet që të zhvillojë teknologjinë dixhitale, për të përmirësuar statusin e tij si një qendër financiare rajonale dhe më pas, të konkurrojnë me qytete të tjera të mëdha, si Hong Kongu dhe Londra. Singapori, vendi pa çeqe dhe cash

Singapori premton se do të reduktojë veprimet me cash dhe çeqe, teksa po shkon drejt ekonomisë dixhitale. Qeveria po nxit zhvillimin e konkurrencës në drejtim të ofruesve të shërbimeve. Sipas ministrit Ong, çeqet nuk do të përdoren më në vitin 2025

Singapori po përshpejton kalimin drejt pagesave dixhitale, duke premtuar se do të eliminojë përdorimin e çeqeve deri në vitin 2025 dhe mbi të gjitha, do të zvogëlojë tërheqjet e parave nga bankomatet.

Të dyja metodat e pagesave kanë pësuar rënie, tha në një deklaratë për shtyp javën e kaluar, ministri i Arsimit, Ong Ye Kung, i cili është pjesë e bordit të Autoritetit Monetar të Singaporit. Për të promovuar transfertat elektronike të fondeve, platforma e pagesave e miratuar nga qeveria, e quajtur PayNow, do të përdoret në kompani të ndryshme, duke filluar nga 13 gushti i këtij viti.

Singapori po përpiqet që të zhvillojë teknologjinë dixhitale, për të përmirësuar statusin e tij si një qendër financiare rajonale dhe më pas, të konkurrojnë me qytete të tjera të mëdha, si Hong Kongu dhe Londra.

Konkurrenca brenda vendit po rritet, duke qenë se banka më e madhe në vend, DBS Group Holdings, po konkurron me kompaninë teknologjike Grab Inc në drejtim të pagesave dixhitale, ndërkohë që gjigantët kinezë, si Ant Financial, po kërkojnë të zgjerohen në Azinë Juglindore.

“Qëllimi ynë nuk është që ne të jemi një shoqëri pa para, por të përpiqemi t’i përdorim sa më pak të jetë e mundur paratë cash/ në dorë dhe të rrisim pagesat dixhitale.

Kur niveli i besueshmërisë dhe komoditeti të rriten, atëherë adoptimi nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë do të ndodhë padyshim brenda një kohe të shkurtër dhe do të vijë gjithnjë e duke u përhapur”, tha më tej ministri Ong. /Monitor

Tags >

Singapor
Lajmet e fundit>