Analiza

Sinkronizimi i faqeve në Chrome

Mar 30 2010
0 Shpërndarje
Sinkronizimi i faqeve në Chrome

Siç është raportuar, opsioni i ri për sinkronizimin e faqeve do të bazohet në llogaritë e përdoruesve të Google për ruajtjen dhe sinkronizimin e të dhënave që janë të lidhura me shfletuesin.

Nga informacionet e deritanishme, shërbimi për sinkronizimin e faqeve të preferuara do të ketë funksione të ngjashme me ato që ofron Mozila Weave – shërbim i cili është ende në zhvillim dhe i sinkronizon vazhdimisht faqet e preferuara të përdoruesit, historinë dhe fjalëkalimet e ruajtura në disa vende. Gjithashtu i ngjan edhe aplikacionit Xmarks, i cili sinkronizon disa lloje informatash nga Firefox, IE dhe Safari.

Sinkronizimi i faqeve të Chrome mund të zgjerohet përtej dritares së shfletuesit. Me debutimin e ardhshëm të Chrome OS të Google, sinkronizimi i integruar i skedarëve mund të marrë një rol më të rëndësishëm në sistemin operativ. Sinkronizimi i të dhënave në Chrome do të ofrohet përmes web ndërfaqes së lidhur me Google Docs. Ky sinkronizim do të punojë edhe me shërbimin për porosi si XMPP, sistem të cilin e përdor Google Talk për momentin.

Lajmet e fundit>