Analiza

Sipas analistëve priten të prodhohen më tepër tabletë 8 inç me Android

Jun 20 2013
0 Shpërndarje
Sipas analistëve priten të prodhohen më tepër tabletë 8 inç me Android

Tabletët me sistemin operativ Android prej 7 ose 10 inç kanë qenë në vështirësi deri më sot, por sipas NPD DisplaySearch ato 8 inç përfshijnë një lloj të dëshirueshëm.

Sipas një postimi të bërë gjatë ditës së martë nga NPD DispalySearch, Dell dhe Lenovo janë në mesin e atyre që po përgatiten të prodhojnë tabletë prej 8 inç me sistemin Android.

Indikacionet e zinxhirit furnizues tregojnë për prodhimin e PC tabletëve me Android prej 8 inç, paraqitje prej 1,280×800 në Ç3’13 (tremujorin e tretë të vitit 201).

Pritet të jenë brendet si Aser, Asus, Dell dhe Lenovo…Planet për panelin fillestar tregojnë që tabletët prej 8 inçdo të përbëjnë 5 deri 10% të tregut të përgjithshëm të PC-ve në fund të vitit.

Prodhuesit e PC-ve, si ata që janë cituar më sipër, janë duke u përqendruar më tepër në prodhim të tabletëve, për shkak të uljes së shitjeve të kompjuterëve personalë. S

hitjet e tabletëve pritet të kenë ngritje për 67 për qind vit-për-vit deri në 256.5 milionë njësi në 2013-ën nga 153.6 milionë në 2012-ën, shprehen hulumtuesit e tregut. Mund të shtrohet pyetja, çfarë është duke udhëhequr drejt tabletëve prej 8 inç? Suksesi i iPad Mini prej 7.9 inç mund të jetë njëra nga arsyet. “iPad mini i Apple… ka marrë një prani të theksuar të tregut… Brendet janë duke shpresuar që të zgjerojnë këtë “klasë të mesme”, duke fituar prani më të mirë se sa PC tabletët prej 7 inç,” shkroi analisti Shim. (PCWorld Albanian)

tablet android

Lajmet e fundit>