Analiza

Sipas analistëve shumë inovacione dështojnë në “Luginën e Vdekjes”

May 11 2013
0 Shpërndarje
Sipas analistëve shumë inovacione dështojnë në “Luginën e Vdekjes”

Më shumë se katër nga pesë teknologji të zhvilluara globalisht asnjëherë nuk e arrijnë botën e komercialitetit për shkak të paaftësisë për të kaluar “Luginën e Vdekjes”-luginë virtuale që ndan kërkimin e aplikuar nga demostrimi teknologjik, sipas firmës analizuese Frost & Sullivan.

Zakonisht kjo ndodh për shkak se investitorët dhe biznesmenët dështojnë të kuptojnë potencialin e vërtetë të një platforme teknologjike dhe të vlerësojnë elementët e përfitimit nga risku i ndërmarrë.

Është e rëndësishme të vlerësojnë maturitetin e teknologjisë dhe masën e adoptimit apo mundësitë rreth sektorëve të ndryshëm të teknologjisë. Për të dal nga “Lugina e Vdekjes” investitorët duhet të fokusohen në potencialin afatgjatë të teknologjisë dhe vlerën e vërtetë që mund të sjellë, tha Ankit Shukla i Frost& Sullivan.

“Produktet inovative janë të ndryshme, ato nuk përputhen me standardet ekzistuese. Ndonjëherë të ardhurat nuk janë edhe aq të dukshme”, tha Shukla.”Aspekti më i rëndësishëm këtu është edukimi i përdoruesve fundorë dhe shoqërisë për përfitimet që produktet inovative teknologjike mund të sjellin”.

Front &Sullivan ka identifikuar 50 teknologjitë inovative më interesante në botë, gjithashtu dhe disa mundësi që dalin nga kombinimi i këtyre teknologjive.

Një shembull i mundësive të kombinuara është realiteti i zgjeruar për parashikimet e lëvizshme të monitorimeve të pacientëve. Kjo do të sjellë së bashku teknologjitë ICT, Cloud Computing, etj.

Frost & Sullivan pretendon se kombinimi i ICT dhe teknologjive të sensorëve mund të ofrojë mjete menaxhimi të sëmundjeve të personalizuara dhe mund të ndihmojë në parashikimin e simptomave, sëmundjeve kronike dhe kushtet akute episodike. (PCWorld Albanian)

lugina e vdekjes

Lajmet e fundit>