Lajmet

Sipas disa informacionëve iOS 6.1.2 do të arnojë vrimat në 6.1

Feb 19 2013
0 Shpërndarje
Sipas disa informacionëve iOS 6.1.2 do të arnojë vrimat në 6.1

iOS 6.1.2Apple mund të jetë duke e përgatitur iOS 6.1.2 për lëshim gjatë kësaj jave. Të paktën, kjo thuhet në blogun gjerman iFun.

Në një postim të bërë gjatë ditës së premte, iFun citoi dëshmi që përditësimi i ardhshëm i iOS-it do të jetë me siguri në dispozicion përpara të mërkurës. iOS 6.1.2 do të zgjidhte të paktën disa vrima që përfshihen në versionin 6.1.

Një vrimë që pritet të arnohet i pengon pajisjet me iOS 6.1 nga sinkronizimi me serverët e Microsoft Exchange. Një tjetër vrimë mundëson të shkohet përgjatë kodit tejkalues në iPhone përgjatë një serie të caktuar të hapave, duke ia mundësuar atij personi që të përdoret telefoni dhe të dëgjohen porositë me zë.

Në të dy rastet, Apple tha që ishte në dijeni për problemin dhe ishte duke punuar për ta bërë përmirësimin. iOS 6.1.1 ishte lëshuar gjatë ditës së hënë, por vetëm për përdoruesit e iPhone 4s, si përpjekje për të arnuar problemet me funksionimin e celularëve.

Që atëherë, disa përdorues të iPhone 4S janë ankuar që bateria harxhohej shpejt pas kalimit në 6.1.1. (PC World Albanian)

Tags >

iOS
Lajmet e fundit>