Lajmet

Sipas ekspertëve, tashmë është koha më e mirë për të pasur njohuri mbi Linux

Apr 23 2013
0 Shpërndarje
Sipas ekspertëve, tashmë është koha më e mirë për të pasur njohuri mbi Linux

Shumë njerëz e dinë se gjatë gjithë këtyre viteve, atyre që kanë pasur njohuri mbi Linux u janë ofruar apo kanë gjetur vende më të mira pune.

Vit pas viti është vënë re një tendencë në rritje e marrjes së këtyre njohurive, ndërsa kompanitë po kërkojnë gjithmonë e më tepër profesionistë që janë të familjarizuar me mjediset e Linux.

Në një intervistë me Michael Miller, zëvendës president dhe menaxher produkti në SUSE Linux, PCWorld ka marrë pikëpamjet e tij për tregun aktual.

Miller shprehet se kërkesa për profesionistët e Linux është e lartë. Nuk ka dyshim se tashmë është koha më e mirë për t’u shndërruar në një zhvillues me njohuri në Linux. Vit pas viti shohim rritje të kërkesës.

Mjaft kompani po kërkojnë gjithmonë e më tepër profesionistë, inxhinierë, arkitektë që njohin Linux dhe shpërblimi për ta është pa dyshim më i lartë.

Pyetjes se cilat janë karakteristikat që ai kërkon në një kandidat për ta punësuar atë në një pozicion që përfshin Linux, ai përgjigjet: “Ne besojmë se njerëzve duhet t’u jepet liri në punën e tyre për ta bërë atë sa më mirë.

Besojmë se talenti shfaqet kur ka liri komunikimi dhe mundësi që të ofrojnë të tregosh krijimtarinë. Pra, ne bëjmë gjithçka që t’i krijojmë sa më shumë mundësi që kandidatët ta shfaqin veten. Synimi ynë kryesor është inovacioni.”

Ai shprehet gjithashtu se në aspektin e zhvilluesve, aftësitë në kernel janë gjithmonë më të kërkuarat. Sigurisht, pa lënë mënjanë edhe përvojën në punë të ngjashme. Një element tjetër po kaq i rëndësishëm është edhe pasioni për t’u zhvilluar.

“Ne, në kompaninë tonë, vlerësojmë gjithashtu edhe transparencën, ndarjen e informacionit, si dhe pjesëmarrjen në marrjen e vendimeve kritike për biznesin, pavarësisht funksionit apo postit të tyre.

Kjo i motivon ata të punojnë më tepër si dhe na jep ne më tepër opsione për t’u shqyrtuar në situata të vështira.” (PCWorld Albanian)

linux

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>