Lajmet

Sipas IBM, struktura prej ADN-je do ndërtojnë mikroprocesorët e së ardhmes

Aug 18 2009
0 Shpërndarje
Sipas IBM, struktura prej ADN-je do ndërtojnë mikroprocesorët e së ardhmes

Sa më i vogël një proces prodhimi i një qarku të integruar, aq më e ulët kostoja e prodhimit (mund të merrni më shumë qarqe nga i njejti material) dhe shpesh më i ulët konsumi i energjisë. Dy kompanitë më të mëdha të prodhimit të mikroprocesorëve për konsumatorë, Intel dhe AMD janë tani në 45 nm (nanometra), me Intel-in që po hidhet në 32 ndërsa vetë IMB, thuhet se ka filluar prodhimin në 22 nm.

Përtej 65 apo 45 nm, teknika më të shtrenjta prodhimi si litografia me zhytje, janë të nevojëshme të përdoren për të garantuar stabilitetin e  qarkut. Sëbashku me burime të reja lazer me valë shumë të shkurtra, maksimumi ku mund të arrijmë është në 22 apo 16nm, më pas,… askush nuk ka një ide të qartë për momentin.

Kërkues të IBM kanë eksperimentuar me ndërtimin e udhëzuar të strukturave të ADN-së. Duke u vendosur në forma të ndryshme gjeometrime, molekulat gjigante do të ndihmojnë në montimin e saktë të nanotubave të karbonit, të cilët do jenë zemra e vërtetë funksionale e mikroprocesoreve.  Me këtë metodë, ata janë optimistë për të arritur deri në procese prej 6 nm.

Ndërtimi ‘molekular’ i një mikrostrukture elektrike, sipas IBM është gjithashtu më pak i kushtueshëm se metodat e sotme. “Na u deshën dy vjet për ta perfeksionuar por pasi e mëson, është shumë e thjeshtë” thotë kërkuesi i IBM Greg Wallraff.

 Këto procese janë gjithësesi, më shumë se një degadë larg mga aplikimi masiv sipas shkencëtarëve.

 

Lajmet e fundit>