Analiza

Sipas një analiza të re Samsung prodhon çipa që ndodhen në iPhone 5S

Dec 16 2013
0 Shpërndarje
Sipas një analiza të re Samsung prodhon çipa që ndodhen në iPhone 5S

Misteri i marrëdhënies Apple-Samsung mbetet në përgjithësi i pazgjidhur. Por Nikkei Publications nga Japonia ofroi më tepër dëshmi të hënën që marrëdhëniet sa i përket çipave vështirë se mund të përfundohen.

Pas një “autopsie” të plotë të iPhone 5S të Apple, Nikkei Electronics gjeti një procesor A7 të prodhuar nga Samsung brenda telefonit 5S.

Analiza e Nikkei Electronics ishte publikuar në të përditshmen më të madhe për biznes në Japoni, Nihon Keizai Shimbun. Ky zbulim vjen pas analizave të bëra në shtator nga Chipworks që tregoi gjithashtu një A7 të prodhuar nga Samsung.

A7 është procesori më i ri nga Apple që përdoret në iPhone 5S, iPad Air dhe iPad Mini Retina. Është procesori i parë prej 64 bitësh që përdoret në një smartfon për konsumatorë.

Nikkei Electronics, sërish, duke përsëritur analizën e Chipworks, tha që A7 është ndërtuar në procesin e prodhimit prej 28 nanometrave të Samsung-ut, që është proces më i avancuar se sa procesi prej 32 nanometrave që Samsung e përdorte për çipin e vjetër A6.

Publikimi gjeti një CPU (njësia e përpunimit qendror) dy-bërthamor dhe GPU (njësia për përpunim grafik) katër-bërthamor. GPU-ja është e bazuar në një dizajn nga Imagination Technologies.

Kështu, sa do të vazhdojë kjo marrëdhënie mes këtyre dy kompanive? Natyrisht, nuk e dimë asnjëri këtë përgjigje përveç Apple dhe Samsung.

Por një burim që është i informuar me marrëdhëniet për kontratat rreth prodhimit global tregoi për CNET së fundi që Apple ka qenë duke punuar me TSMC (Kompania për Prodhim të Gjysmëpërçuesve nga Tajvani), që është prodhuesi më i madh me kontratë i çipave në botë. (PCWorld Albanian)

apple-a7-chipworks

Lajmet e fundit>